Noizy dhe Stresi kanë lënë pas të gjitha sherret e sharjet mes tyre, dhe vendosën të bënin paqe.
Sot, ata janë takuar bashkë dhe kanë bërë foto në të njëjtën tavolinë.
Ka qenë Kozak, i cili ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku shihet nën shoqërinë e dy reperëve që dikur ishin rivalë.
“Noizy, Stresi, këta janë legjendat, të tjerë s’ka”, ka shkruar Kozak në mbishkrimin e fotografisë së përbashkët me reperët.
Të shumta kanë qenë komentet nga ana e ndjekësve të tij të shumtë, të cilët e kanë komplimentuar për faktin që arriti t’i bëjë bashkë pas kohësh në një tavolinë reperët në fjalë.
Në një intervistë më herët Noizy tha se që prej 2008 nuk ishin ulur bashkë.
View this post on Instagram