Rama: Unë e bëra timen për 21 Janarin, tani e ka fjalën drejtësia, Gërdeci u rihap

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot është shënuar 11 vjetori i protestës së përgjakshme të 21 janarit të vitit 2011 ku mbetën të vdekur katër qytetarë. Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga familjarët e katër viktimave bëri homazhe duke vendosur lule në bulevard në vendin ku dhanë frymën e fundit protestuesit. Por, komentuesit në faqen e tij në Facebook i kanë kërkuar llogari për drejtësinë e munguar. Kryeministri shprehet se “ato që i takonin, i ka bërë” dhe se tani fjalën e ka drejtësia e re.

Disa nga përgjigjet e Edi Ramës për komentuesit

Mbase nuk e ke ndjekur, po ne e kemi shkarkuar presidentin ne parlament,, me votim,, mirepo Kushtetuta e kerkon qe fjalen e fundit ta kete Gjykata Kushtetuese, keshtu qe ne e thame ate qe beme dhe e beme ate qe thame, ndersa per sa i perket drejtesise per Gerdecin, mbase as kete ceshtje s’ke pasur mundesi ta ndjekesh, por eshte rihapur hetimi nga drejtesia e re tanime

Nuk procedon penalisht as qeveria, as kryeministria o mik, po drejtesia! Dhe drejtesia e re eshte ende ne formim e siper, keshtu qe ndryshimi eshte se pa Reformen ne Drejtesi nuk kishim asnje shprese, sepse drejtesia ishte toke e djegur, ndersa sot fara e drejtesise se re eshte hedhur e po mbin dalengadale! Me fjale te tjera duhet durim edhe pse durimi eshte mall i rralle ne anet tona.

I kam bere une te gjitha ato qe me takonin, edhe Reformen ne Drejtesi edhe perkujdesjen per familjet sipas mundesive, sepse nuk jemi ne vitin 1945 kur partia e qeveria benin edhe gjyqet, keshtu qe duhet durim e besim, nuk ka rruge tjeter, pertej fjaleve qe thuhen kollaj!

Une nuk pergjigjem per 30 vjet, po vetem per vitet e mia ne qeveri dhe po ta perseris, po te ishin bere keto reforma 20 vjet me pare do flisnim ndryshe sot, keshtu qe njesoj si me femijen qe nuk rritet me zor se nuk ke durim ta degjosh kur qan, po do durosh e do punosh me te vit pas viti derisa te rritet, edhe me shtetndertimin e me drejtesine sidomos, eshte e njejta gje

Duhet ende kohe qe Reforma ne Drejtesi te jape te gjitha frytet e saj, sepse u be vetem para pak vitet se po te ishte bere qe ne vitet 90 do flisnim ndryshe fare sot! Drejtesia ne demokraci nuk behet me suste, s’jemi ne vitin 1945, kemi nderruar sistem, nuk e ben kryeministri as partia drejtesine lavdi Zotit, prandaj duhet durim sepse ato vendet me drejtesi qe shohim ne, kishin sistem drejtesie te drejte kur ne s’ekzistonim fare si shtet!

11 vite më parë u ekzekutuan në bulevard Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda.

Të fundit

Gjyshërit, të varur nga facebook/ Rrjetet sociale shkaktojnë varësi edhe tek të moshuarit

Varësia nga rrjetet sociale, përdorimi i tepërt, shpenzimi i gjatë i kohës me to është një shqetësim tek fëmijët...

“The Simpsons” parashikuan vde*kjen e Papa Françeskut dhe fundin e botës? (Video)

Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të Papa Françeskut, ka ‘ngjallur’ dhe teoritë konspirative nëpër rrjetet sociale. Së fundmi, po qarkullon një video, e cila tregon...

Veliaj e gjen më në fund/ Më ka futur në burg Saliu

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia. Në këtë reagim të tijin më në fund Veliaj e ka gjetur...

A do mundet SPAK-u ta kthejë besimin tek zgjedhjet?

Nga Ben Andoni Në një logjikë, kreu i opozitës, Sali Berisha e ka gati argumentin për gjendjen “humbëse” pas përfundimit të zgjedhjeve: Na u vodhën...

Përpjekja greke për t’i bërë makjazh Sali Berishës!

Nga Ylli Pata Shkrimet tangenciale të disa mediave greke që nuk hyjnë tek ato gazeta të njohura e me traditë në Athinë, në lidhje me...

Lajme të tjera

Web TV