Atentati në Athinë/ Dy shqiptarët e plagosur të skeduar për çështje droge

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shqiptarët e plagosur dje në Athinë janë të skeduar nga policia greke për çështje droge. Sipas mediave greke, njëri prej tyre që ka plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit në bark, ishte liruar pak muaj më parë nga burgu dhe aktualisht ndodhej në masën “detyrim paraqitje” për një ngjarje ku kishte pasur edhe shkëmbim zjarri me policinë.

Krahas kësaj, sipas informacioneve dhe dëshmive që ka në duart e saj Policia helene, në vendin e ngjarjes së djeshme ka pasur edhe persona të njohur nga autoritetet për shantazhe.

Megjithatë, nga të dhënat e deritanishme, atentati nuk duket të jetë një pritë, por ka gjasa që konflikti të ketë lindur në mosmarrëveshje e sipër gjatë një transaksioni mes dy palëve.

Nga breshëria e plumbave pasditen e djeshme në zonën e Voulas, ku një person hapi zjarr drejt një furre buke, në kryqëzimin e rrugëve “Ermou” dhe “Proodou 42” u plagosën dy shtetas shqiptarë dhe një irakian, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV