E trishtë/ Humb jetën nga COVID aktori shqiptar, Arben Shaka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërron jetë aktori i njohur i humorit Arben Shaka në moshën 70-vjeçare.

Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarët e tij përmes Facebook.

Arben Shaka për brezat e rinj, është një emër jo shumë prezent në skenën shqiptare, por emri i tij është i paharruar për shumë breza të tjerë.

E filloi karrierën artistike ne vitin 1966, ku interpretoi rolin e shoferit në pantomimën “Shoferi dhe Pasagjeri”, autor i së cilës është Agim Nallbani dhe partneri në rolin e pasagjerit ishte Astrit Ferizaj. Po atë vit Arben Shaka kishte filluar punë si elektro-auto në Parkun e Kamionëve dhe këtë pantomimë e paraqitën në festivalin e estradave amatore. Ishte 16 vjeç dhe u befasua krejtësisht për suksesin absolut të kësaj pantomime dhe kryesisht në suksesin që arriti në rolin e shoferit. Ne moshën 17-vjecare, në muajin Prill të vitit 1968 nis karrierën profesioniste në skenën e teatrit të Estradës së Tiranës, duke e filluar me këtë pantomimë.

Prirjet e artistit Shaka ishin kryesisht për pantomimën aktoriale dhe kupletet muzikore dhe këtu ka një të përbashkët me artin e bukur të cirkut. Ai ne fillim , dëshironte që të luante vetëm në skenën e Estradës, por këmbëngulja e Artistit të Popullit dhe njëherazi krijuesi i cirkut shqiptar, Telat Agolli, në atë kohë ishte udhëheqës artistik i cirkut, e detyroi që te merrte pjese edhe në Cirk edhe në Estradë, pasi ishin në një drejtori. Ustai i cirkut e kishte nuhatur që kishte perspektivë në këtë art të bukur dhe ashtu doli… Me punë të lodhshme, shumë djersë dhe pasion, Arben Shaka arriti të jete i suksesshëm në Cirkun dhe Estradën e Tiranës.

Të fundit

Bledi Shkëmbi flet pas derbit: “Ky barazim djeg si humbje, duhet të bënim tre gola”

Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, foli pas barazimit 1-1 që skudra e tij regjistroi në “Arenën e Demave” ndaj...

Kosovë/ Mbyllen qendrat e votimit në të gjithë vendin, pritet të nisë numërimi

Janë mbyllur qendrat e votimit në të gjithë Kosovën për zgjedhjet parlamentare. Ato u hapën në orën 07:00 të mëngjesit, ndërsa u votua në...

Ledri ironizon Sarën? Padashje tregon arsyen e ndarjes së tyre

Megjithatë, ajo që ka marrë më shumë vëmendjen është audio që Ledri i ka bashkangjitur videos. “S’donte të ishte në kontrollin tim. Donte të ishte...

Rikthehen reshjet e shiut, ja si parashikohet moti për këtë javë

Për javën që presim vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme. Ditën e Hënë moti parashikohet të jetë i kthjellët e vranësira...

A uleni shpesh këmbëkryq? Pesë arsye pse duhet ta shmangni

Të gjithë ne kemi mënyrën tonë të të qëndruarit ulur dhe të ndihemi rehat, por kjo nuk do të thotë se nuk e sforcojmë...

Lajme të tjera

Web TV