Policia e Shtetit bën bilancin: 10 operacione gjatë javës, 34 të arrestuar, 21 në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit vijon kontrollet blic dhe operacionet policore kombëtare e ndërkombëtare, për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, që transportojnë e trafikojnë lëndë narkotike apo që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e krimeve mjedisore, lojërave të fatit, kontrabandës, dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, dhunës në familje etj.

Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin janë zhvilluar 10 operacione policore të koduara, nga këta 9 operacione kombëtare dhe 1 ndërkombëtar, konkretisht operacionet: “Bratoshi”, “Linza”, “Koordinimi”, “Just in time”, Tabacino”, “Osumi”, “Antenat”, “Blic”, “Kriptofarm” dhe operacioni ndërkombëtar “Astrolabio” i zhvilluar me Italinë dhe Greqinë.

Në kuadër të këtyre operacioneve janë arrestuar 34 shtetas, nga këta 18 në kuadër të operacionit “Astrolabio”.
Janë zbuluar dy laboratorë për prodhimin e kriptomonedhave.

Janë sekuestruar 4 armë zjarri, lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, municion luftarak, armë të ftohta, shuma parash dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Janë kapur 12 persona në kërkim, nga këta 10 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.

 

 

Gjithashtu janë shpallur në kërkim 21 persona. Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 29 raste, për të cilat janë proceduar e arrestuar 29 persona.

Të fundit

Bayern blen yllin nga Premier League, kushton 60 mln euro

Pasi transferoi Luis Diaz për 70 milionë euro nga Liverpool, Bayern duket se do të bëjë një tjetër goditje...

Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket

Plakja nuk është një proces i lehtë, ajo kërkon pranim, përgatitje dhe përshtatje. Sipas një studimi të ri nga Proceedings of the National Academy of...

Si inteligjenca artificiale mos ta zhdukë njerëzimin

Geoffrey Hinton, një nga pionierët e inteligjencës artificiale dhe fitues i Çmimit Nobel, ka ngritur sërish alarmin për rreziqet që paraqet AI. Në një...

Tension mbi detin Baltik, dy avionë italianë ndjekin avionin rus

Për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë, dy avionë italianë F-35 u ngritën në qiell nga një bazë ajrore në...

Policia nuk njeh Leonardo DiCaprion në Ibiza

Aktori amerikan Leonardo DiCaprio u përball me një moment të sikletshëm në Ibiza teksa policia nuk e njohu dhe e ndaloi për një kontroll. 50-vjeçar,...

Lajme të tjera

Web TV