Bardhi tregon ‘planin’ Meta-Berisha kundër PD: Dekretimi i beftë i zgjedhjeve në 6 mars për të dëmtuar opozitën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi foli për një plan Meta-Berisha në kurriz të PD-së.

I ftuar në emisionin ‘Drejt’ në Ora News, të Luan Ramës, Bardhi tha se dekretimi i zgjedhjeve në 6 mars ishte për të dëmtuar PD-në.

“Dekretimi i beftë i zgjedhjeve nga presidenti i republikës ka patur një qëllim, për të vënë në vështirësi PD. Presidenti do të duhej të bënte atë që kishte premtuar, t’i shkonte deri në fund të provuarit se ne 30 qershor u bënë zgjedhje të paligjshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën, do të duhej t’i ishte nënshtruar vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjykatë nuk i ka legjitimuar zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk ka thënë se këto zgjedhje ishin kushtetuese apo të ligjshme. Ka thënë se subjekti që vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese nuk duhet të ishte shoqata e bashkive, por presidenti i republikës, duke dhënë kështu mundësinë presidentit qe ta inicionte procesin në këtë gjykatë.

Pra, gjykata nuk i ka hyrë thelbit të çështjes. Në vend që t’i bindet këtij urdhërimi kushtetues, presidenti, në mënyrë të beftë, pa u konsultuar, për herë të parë në këto 30 vjet, me partitë politike të opozitës, asnjë president nuk ka dekretuar zgjedhje pa e bërë këtë konsultim. Nuk është detyrim, por është një standard i mirë i vendosur nga Presidentët. Nuk mund të ndodhë që të konsultohesh me qeverinë dhe jo me opozitën. Kjo tregon qartë se qëllimi i vetëm, për fat të keq, i koordinuar i zotit Meta me segmente të PD, është në unison me zoti Berisha, ka paturpi qëllim të vetëm; të vendosë në vështirësi PD. Asnjë vështirësi nuk ka për të patur për PD, përsa i përket zgjedhjeve të 6 marsit. Keni konfirmuar pjesëmarrjen. Jemi në përfundim të procedurave tona të brendshme për përzgjedhjen e kandidatëve. Besoj se për aq dijeni sa kam, do të kemi përfaqësimin më të mirë të mundshëm për secilën prej 6 bashkive duke synuar fitoren në këto 6 bashki.

Të fundit

Humb jetën 37-vjeçari/ Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak

Një 37-vjeçar ka humbur jetën pasi ka hyrë për tu larë në liqenin e Shkodrës. Sipas të dhënave ai ka...

Riviera mahnitëse Shqiptare, me plazhe të qeta dhe kuzhinë të shijshme

Ndërsa vera afrohet, shumë turistë janë në kërkim të destinacioneve të qeta dhe pa turma vizitorësh në Evropë, shkruhet në në një artikull të...

Protestat në Serbi, Vuçiç frikësohet nga studentët: Po më bëjnë grusht shteti

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se shteti që udhëheq ai është përballur me “tentim të organizuar mirë për puç” në të cilin janë...

“Daily Mail”: Misteri i vdekjes së turistit britanik në Shqipëri

Tabloidi britanik “Daily Mail” i ka kushtuar vëmendje vdekjes së një turisti nga ky vend dhe gjendjes kritike që ndodhet një tjetër pas rrëzimit...

Jeta luksoze e të birit i kushton pushtetin/ Kryeministri i këtij vendi jep dorëheqjen

Kryeministri i Mongolisë, Luvsannamsrain Oyun-Erdene, ka dhënë dorëheqjen pasi humbi mocionin e votëbesimit në parlament. Votimi erdhi pas ditë të tëra protestash masive mbi akuzat...

Lajme të tjera

Web TV