Kush ishte i forti i Lushnjës, Orges Bilbili/ Si u arrestua në Tiranë dhe përplasja me armë me policin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga më të fortët e Lushnjës Orges Bilbili është dënuar me burg përjetë nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar ditën e sotme.

Megjithatë, merita më e madhe i takon efektivit të policisë i cili e vendosi në pranga në prillin e vitit 2020, kur vendi ishte izoluar nga pandemia e koronavirusit.

Deri në atë kohë forcat RENEA kishin organizuar 7 operacione në Lushnje dhe rrethinat e qytetit për të vendosur në pranga Orges Bilbilin, por pa rezultat. Në të gjitha këto operacione të rëndësishme të RENEA-s Orges Bilbili dhe shoku i tij Laert Haxhiu i kanë shpëtuar arrestimit. Por, gjithçka do të ndryshonte në ‘takimin’ e rastësishëm me efektivin e repartit Shqiponja.

Në rrugën ” Sitki Çiço”, në afërsi të një shkolle, efektivi i policisë duke qenë kohë pandemie, i ka kërkuar një shtetasi lejen e daljes dhe dokumentin e identifikimit. Por ai ka kundërshtuar efektivin  dhe ka tentuar të largohet në brendësi të lagjes. Efektivi i repartit Shqiponja i është vendosur pas dhe gjatë ndjekjes 30-vjeçari i ka drejtuar pistoletën punonjësit të Policisë, duke e kërcënuar për ta vrarë. Efektivi i ka kërkuar që të hedhë armën dhe të dorëzohet, por Orgest Bilbili nuk i është bindur urdhrit dhe ka vijuar lëvizjen me pistoletë në dorë.

Në zbatim të procedurës standarde të punës, punonjësi i Policisë ka qëlluar njëherë në ajër për ta paralajmëruar, ndërkohë që 30-vjeçari i ka drejtuar armën, për të qëlluar punonjësin e Policisë. I gjendur përballë kërcënimit, punonjësi i Policisë ka qëlluar në drejtim të 30-vjeçarit, duke e plagosur atë. Pas arrestimit u identifikua se ai ishte i shumëkërkuari i drejtësisë Orges Bilbili i cili ishte kthyer në tmerrin e Lushnjes përgjatë 4 viteve të fundit.

Në vitin 2017 Orges Bilbili dhe Laert Haxhiu vranë Jurgen Hoxhën dhe Zamir Latifin. Në atë kohë ngjarja e rëndë u konsiderua si “Masakra e Lushnjës”, ku shënjestër ishte vrasja e nipit të Aldo Bares, Xhulio Shkurti. Por ky i fundit arriti t’i shpëtojë atentatit.

Lexo edhe :  Gerta Gixhari tregon njohjen me partnerin: Sa e pashë thashë ç’është ky bukurosh!

Me këtë vrasje filluan edhe përplasjet në Lushnjë ku kanë ndodhur disa atentate dhe plagosje përgjatë tre viteve të fundit.

Orges Bilbili dhe Laert Haxhiu i cili vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar janë të njohur si rivalët e nipave të Aldo Bares.

Ndërkaq, vrasja e ndodhur në tetor të 2019-së, e Enver Boriçit, dajës së Zamir Latifit të vrarë në 2017-në, dyshohet se qëndronin pikërisht Orges Bilbili dhe Laert Haxhiut, por asnjëherë nuk u gjetën prova.

Me gjithë kërkimet e shumta të RENEA-s, Orges Bilbili nuk u arrit të kapej deri ditën kur u përball me efektivin e Shqiponja i cili arriti të neutralizojë të fortin e Lushnjës, duke bërë që sot gjykata t’i japë dënimin përjetë.

Të fundit

Vranësira dhe reshje lokale shiu/ Parashikimi i motit për sot, 7 janar 2025

Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Jugore do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë alternime...

Vaksinimi falas kundër gripit, Koçiu: Janë kryer 206 627 doza në grupet më të rrezikuara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se vaksinimi falas kundër gripit të stinës po vijon në të gjithë vendin për...

Moti i keq në SHBA, tre viktima dhe dhjetëra të lënduar nga ngricat

Mot i ftohtë dhe reshje të vazhdueshme dëbore kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në SHBA duke rezultuar në të paktën 3 viktima dhe 31...

Përmbysje e jashtëzakonshme, Milan shpallet kampion i Superkupës së Italisë

Finale dramatike me plot 5 gola! Milani është fituesja e Superkupës së Italisë, teksa mposhti Interin me rezultatin 2-3, në njëduel të çmendur.  Edhe pse...

5 rreziqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit

Banka Botërore parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.4 për qind këtë vit. Institucioni më i lartë monetar në botë vlerëson...

Lajme të tjera

Web TV