Rudina Dembacaj i bën ‘presion’ Mark Frrokut: Mund të ndahem përsëri, pres tjetër propozim martese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja Rudina Dembacaj, i ka bërë kuriozë ndjekësit në rrjetet sociale, duke u treguar një ‘sekret’ të jetës së saj. Në një video në Instagram, ajo ka treguar se kishte parë letra Tarot dhe i kishin thënë se në moshën 42-vjeçare do të marrë një propozim tjetër për martesë. Por kjo duket se nuk i ka pëlqyer partnerit të saj Mark Frrokut, me të cilin ka vetëm pak muaj që është martuar, ndërsa e ka shfrytëzuar këtë parashikim t’i kërkojë dhurata burrit të saj.

“Po ju them sekretin e famshëm dhe pse jam në sheshxhirim. Para disa ditësh, shkova dhe pashë letra tarot, mes të tjerave më tha, kur të shkosh 42 vjeçe, do të marrësh një propozim tjetër për martesë. Tani e di që shumë prej jush nuk do surprizohen, por Markut nuk i erdhi mirë.

Të gjithë të tjerët kanë qeshur. Tani i them Markut, sillu mirë me mua, se 8 vjet ikin shpejt. Më bëj ndonjë dhuratë të bukur për Shën Valentin se 8 vjet do kesh me mua, pra mos u kurse se nuk ja vlen. ‘Haha, jeta ime’, kaq tha”, tregoi Rudina.

Kujtojmë se lidhja e saj me Mark Frrokun bëri mjaft bujë, pasi aktorja u martua pas divorcit me Aleksandër Varfaj, me të cilin ka edhe një vajzë.

Të fundit

Reshjet e dendura të shiut, mungesë energjie në disa njësi administrative në Gjirokastër

Reshjet e shiut të shoqëruara me shkarkime atmosferike kanë prekur sot Qarkun Gjirokastër, me intensitet deri në mesatar. Sipas...

Hirra, kura më e mirë për problemet e mëlçisë dhe pastrimin e gjakut

Hirra e qumështit dhe e kosit është një nga produktet më mirëbërëse dhe funksionon shumë mirë si kurë natyrale për shëndetin. Hirra është e...

Qeveria e Spanjës arrin marrëveshjejen me sindikatat/Rritje e re me 4.4% e pagës minimale

Qeveria e Spanjës njoftoi arritjen e një marrëveshjeje me sindikatat, për një rritje të re të pagës minimale me 4.4%. Punëdhënësit janë kundër vendimit. Pothuajse...

Nuk pajtohej me postimet e saj në TikTok, babai vret vajzën 15-vjeçare

Një burrë që ishte kthyer së fundmi në Pakistan me familjen e tij nga SHBA-ja, ka rrëfyer se ka qëlluar dhe vrarë vajzën e...

Ngrirja e fondeve për institucionet shqiptare, reagon ambasada e SHBA-së

Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një reagimi thotë se vendimi është marrë në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Trump për rivlerësimin dhe...

Lajme të tjera

Web TV