“Kosova nuk ekziston”/ Dua Lipa reagon kundër atyre që i kanë cenuar identitetin shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, e ka treguar gjithmonë me krenari prejardhjen e saj. Ajo në asnjë moment nuk rri pa përmendur faktin se nga ka ardhur, edhe pse ka vite që jeton në Mbretërinë e Bashkuar.

Së fundmi, Lipa ka dhënë një intervistë për “WSJ. Magazine”, ku ka folur gjatë lidhur me çështje të ndryshme të jetës së saj.

Një ndër temat që ajo ceku fillimisht ishte për thelbin e mbajtjes së jetës së saj larg shkëlqimit mediatik.

“Diçka që kam kuptuar me kalimin e kohës është se sa pak njerëzit i dinë në të vërtetë gjërat siç janë. Unë kam bërë paqe me faktin që njerëzit mund të mendojnë atë që duan të mendojnë, por askush nuk e di me të vërtetë se çfarë po ndodh pas dyerve të mbyllura.” Deklarata e Lipës vjen pas ndarjes me të dashurin prej dy vitesh, modelin Anwar Hadid.

“Kosova nuk ekziston”/ Dua Lipa reagon kundër atyre që i

Duke folur më tej për rrënjët e saj kosovare, këngëtarja përsëriti se kujtimi i së kaluarës e ndihmon atë të jetë e bazuar dhe e kënaqur me jetën e saj.

“Është një pjesë shumë e madhe e asaj që jam. Duke pasur parasysh prindërit e mi dhe mënyrën se si ata erdhën në Mbretërinë e Bashkuar, [situata e refugjatëve] ka qenë gjithmonë diçka afër zemrës sime. Kam lexuar shumë komente nga njerëzit që më thonë se nuk kam shtet, nuk kam identitet, Kosova nuk ekziston. Kam jetuar në Kosovë, i di jetët që kanë humbur. Kështu që kur dikush mundohet të më mohojë identitetin dhe përvojën time, është e vështirë për mua të qëndroj prapa dhe të mos flas për të. Kështu që kjo është diçka që do ta bëj gjithmonë”, ka deklaruar këngëtarja.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV