Meta kërkoi nga KPA hetim disiplinor për anëtaren e Kushtetueses, reagon Balla: Kërkon të krijojë artificë ligjore lidhur me proceset e ardhshme në Kushtetuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur kërkesën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për procedimin disiplinor të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Balla shkruan se kërkesa e Kreut të Shtetit nuk është e mbështetur në Kushtetutë dhe në ligj.

“Presidenti i Republikës duke u përpjekur të cenojë integritetin e Gjykatës Kushtetuese dhe të vendim-marrjes së saj, po vijon veprimet në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet. Akte këto, të cilat sollën dhe shkarkimin e tij nga Kuvendi i Shqipërisë.”- shkruan ndër të tjera Balla.

Postimi i plotë:

 

 

Lidhur me njoftimin e sotëm mbi një kërkesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë për procedimin disiplinor të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, vlerësoj se kërkesa e paraqitur nga ana e tij nuk është e mbështetur në Kushtetutë dhe në ligj.

Presidenti i Republikës duke u përpjekur të cenojë integritetin e Gjykatës Kushtetuese dhe të vendim-marrjes së saj, po vijon veprimet në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet. Akte këto, të cilat sollën dhe shkarkimin e tij nga Kuvendi i Shqipërisë.

Është mëse qartë që vendimet e një procesi në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të jenë në përputhje me “interesat” e një kërkuesi apo grupeve të cilat preken nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por vetëm në përputhje me Kushtetutën e ligjin, ndaj “pala e pakënaqur” nuk duhet të ndërmarrë akte të cilat pengojnë dhe vënë në provë sistemin e garancive të pavarësisë dhe paanshmërisë së Gjykatës Kushtetuese të një vendi.

Nëpërmjet kësaj kërkese të pabazuar, Presidenti i Republikës, kërkon të krijojë artificë ligjore lidhur me zhvillimin e proceseve të ardhshme pranë Gjykatës Kushtetuese, për të penguar, apo bllokuar zhvillimin e tyre.

Reforma në Drejtësi ka krijuar dhe po vijon të krijojë “shqetësime” të vazhdueshme dhe për rrjedhojë do të shoqërohet me reagime apo presione me mjete joligjore, me të cilat organet e reja të sistemit të drejtësisë duhet të përballen.

Lexo edhe :  Rama: Prodhimet në industrinë ushtarake do të përdoren për eksport

Çdo zyrtar publik duhet t’i përmbahet me përpikmëri  Kushtetutës dhe ligjeve, në mënyrë që të justifikojnë besimin e gjërë të publikut në Reformën e Sistemit të Drejtësisë.

Të fundit

E rëndë në Greqi/ Shqiptari humb jetën në Komisariatin e policisë greke!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Hanias të Greqisë, ku një i burgosur...

“Gjysma e burrave janë çyryk”- Berisha i përgjigjet Ramës: Gjuhë prej kopuku!

Kryedemokrati Sali Berisha dënoi gjuhën e përdorur nga Edi Rama nga takimi që zhvilloi në Dibër një ditë më parë, ku gjysmat e burrave...

A mund t’i fshijmë kujtimet e këqija? Sipas mjekëve ka disa metoda që mund t’i zbehin ato

A mund të bëhet realitet fantashkenca? Në “Eternal Sunshine of the Spotless Mind” të vitit 2004, personazhi i Jim Carrey i nënshtrohet një procedure fshirjeje...

Rovena Stefa në një romancë me ish-burrin e Drenushës, Atilla Kardesh?

Këngëtarja e njohur Rovena Stefa e cila mori pjesë në Big Brother VIP Kosova 3, aludohet se ka nisur një romancë të re me...

FOTO/ Zgjedhjet e 11 majit, mbërrijnë në Parkun Olimpik rreth 3200 vota nga diaspora

Kanë mbërritur në Parkun Olimpik të Tiranës rreth 3200 vota të Diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Zarfet janë marrë në dorëzim nga KQZ,...

Lajme të tjera

Web TV