U largua nga Policia e Shtetit/ Ardi Veliu prezanton projektligjin në cilësinë e zv.ministrit të Energjetikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu , ka folur sot në cilësinë e zëvendësministrit të Energjetikës në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese.

Veliu ka prezantuar një projektligj që synon mbrojtjen e Florës dhe Faunës, më konkretisht projektligjin për aderimin e Shqipërisë në konventën ndërkombëtare Anti-Fouling. Ky projektligj synon kufizimin e përdorimit të lëndëve helmuese për lyerjen e anijeve, që dëmton gjallesat ujore.

“Projektligji që po paraqesim sot, ka si synim aderimin në konventën ndërkombëtare për kontrollin e dëmit nga sistemet për mbrojtjen antivegjetative në anije, ose siç quhet ndryshe Anti-Fouling. Sistemet Anti-Fouling janë materiale që shërbejnë për të lyer fundin e anijeve me qëllim parandalimin e ngjitjes së gjallesave bimore, si alga dhe molusqe, të cilat si pasojë ndikojnë në uljen e shpejtësisë së anijeve, rritjen e konsumit dhe ndotjen e ajrit. Në periudhat e hershme anijet për të mos lejuar ngjitjen e gjallesave në pjesën e poshtme të tyre kanë përdorur lëndë helmuese si arseniku apo lëndë të tjera të cilat përveç molusqeve dhe algave dëmtonin dhe mjedisin nënujor duke ndikuar negativisht në zinxhirin ushqimor të gjallesave gjallesat detare apo te biodiversiteti. Duke patur në vëmendje rrezikun organizata detare IMO ka nxitur kërkimet për gjetjen e një sistemi që nuk do të lejonte ngjitjen e gjallesave në fundin e anijeve dhe që nuk do të dëmtonte mjedisin”, u shpreh Veliu.

Kujtojmë se Ardi Veliu dha dorëheqjen disa muaj më parë nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, post që mbajti për 5 vite. Në vendin e tij u vendos Gledis Nano. Largimi i Veliu nga Policia e Shtetit u përfol fillimisht si shkarkim nga ana e qeverisë, ndërsa kryeministri Rama publikoi më vonë një letër ku Veliu i kërkonte dorëheqjen.

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV