“6 marsi: as fitore por as prezantim dinjitoz opozitar”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Në një klimë me shumë tension, sidomos në kampin opozitar, do të mbahen zgjedhjet e pjesëshme lokale në gjashtë bashki të vendit më 6 mars. A është ky një test mes Berishës dhe Bashës për të matur forcat në elektorat?

Zgjedhjet e pjesshme vendore më së shumti kanë interes në përballjen që do të ndodhë mes palëve të opozitës. Parë në këtë kontekst, përzgjedhja e kryebashkiakëve të rinj, në kontekstin politik nuk do të sjellë asnjë risi, përderisa kandidatët e maxhorancës do të jenë të pa rivalizuar përderisa palët e opozitës garën do e kenë mes tyre. Dhe në këtë garë askush nga opozita nuk mund të pretendojë se mund të marrë një bashki të vetme. Fitorja, nëse mund të quhet e tillë, do të quhet e tillë edhe nëse arrijnë të marrin një votë plus mbi kandidatin rival po nga opozita. Në këtë kuadër ky është një test midis palëve se kush ka më shumë përkrahje brenda anëtarësisë dhe pjesës militante që ka qenë e asiociuar tradicionalisht pranë PD-së. Pra nëse e shohim ngushtë çështjen dhe duke e lidhur se çfarë po ndodh brenda kampit opozitar dhe veçanërisht në PD, zgjedhjet e 6 marsit shërbejnë vetëm si matës për forcën e gjithësescilit. Zgjedhjet në vetvete nuk janë të rëndësishme, pasi dhe kohëzgjatja e mandatit për kryetarët e rinj vendor do të jetë rreth një vit, çka është e papërfillshme për dhënë një kontribut real për komunitetin që i voton. Ndërkohë rezultati që ato prodhojnë në renditjen midis palëve të PD-së mendoj se do të ndikojnë në raportet e reja të forcave dhe në zhvillimet e mëtejshme që pritet të ndodhin në PD.

Basha duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet në mbajtjen e partisë, me çdo kusht, nga ana tjetër edhe Berisha është në të njëjtën strategji në një luftë që ngjan personale, a mund të ndodhë që të braktisen të dy nga elektorati?

Deri më tani beteja midis Bashës dhe Berishës ka qenë e fokusuar tek vula, tek godina  dhe tek sigla e PD-së. Tashmë nuk ka kohë për pritur vendime të gjykatës për të përcaktuar se cili nga Kuvendet do të njihet legalisht, dhe në pragzgjedhje është fakt që juridikisht PD përfaqësohet nga Basha dhe ekipi i tij. Kjo ishte diçka e pritshme, ndaj dhe skenat e betejës midis palëve kanë ndryshuar dekor dhe tashmë kanë zbritur në bazë ku do të ballafaqohen për votat lokale. As Berisha dhe as Basha nuk janë fokusuar te fitorja e ndonjë bashkie pasi vetë PD është e drobitur nga lufta e brendshme civile dhe nuk ka fuqi të reagojë ndaj maxhorancës. Beteja zhvillohet brenda familjes se kush arrin të mbledhë mbështetje ndaj tjetrit. Ajo çfarë të bën përshtypje është se edhe ndonjë inisiativë për të dalë me kandidatë të përbashkët të dy kaheve, si në rastin e Lushnjes, askush nuk është i prirur për të vendosur linja komunikimi por ka gadishmëri për të hedhur në erë çdo tentativë bashkëpunimi. Kjo thjesht është dëshmi se gadishmëria e vetme midis PD dhe Foltores është vetëm përplasja e brirëve në zgjedhje, por kurrsesi bashkëpunim. Në këto kushte as që bëhet fjalë jo për fitore por as për prezantim dinjitoz si opozitë. Elektorati gri dhe i paangazhuar nuk ka pse ti vejë pas aventurizmit të opozitës që nuk ofron asgjë përveç përplasjes dhe në këto kushte parashikohet që palët të ndajnë mes tyre vetëm votat e anëtarësisë së dikurshme.

Presidenti nga ana tjetër haptas ka marrë anësi, duke sulmuar Bashën dhe mbështetësit e tij, a është 6 marsi një provë që fronti Berisha-Meta të mbështesin një kandidat të tyrin, duke paralajmëruar edhe koalicionin në të ardhmen?

Presidenti ka kohë që ka marrë anësi. Të shprehur dukshëm jo thjesht në krah të opozitës por dhe veçanërisht i afërt me një palë të caktuar. Replikat e përplasjet me Bashën kanë kohë që kanë mbushur faqet e medias, dhe nuk është ndonjë surprizë sot që Meta ndihet komod vetëm me Berishën. Përveç kësaj romance në distancë Meta- Berisha, janë dhe zhvillimet e reja që duket se po i  cojnë më me shpejtësi në krahët e njëri tjetrit. Foltorja dhe grupi i rithemelimit duke mos patur një sigël zyrtare për të regjistruar kandidatët e saj në zgjedhje i mbeten tre mundësi për të operuar. Të shpallë një parti të re politike, ti preantojë kandidatët e saj sit ë pavarur dhe pa sigla partiake, ose të detyrohet të bëjë koalicion me LSI apo aleatë të tjerë të vegël duke i bashkëngjitur siglën e një koalicioni zgjedhor. Gjasat duket se do të kemi formulën e tretë, pra një koalicion zgjedhor Foltore –LSI që në thelb do të ketë synim që të dlaë përpara në vota ndaj Bashës. Por dhe kjo aleancë e re ka problemet e saj. Pavarësisht interesit për  bashkimit të forcave dhe siglës. Vetë LSI nuk ka ndonjë pëlqyeshmëri të thekur në elektoratin e PD. Përkundrazi. Gjithshka duket si një përqafim me trëndafilin ku era harrohet ndërsa çpohesh nga gjembat e saj. Ndaj dhe kjo aleancë mund të shndërrohet në boomerang për Doktorin që propagandon rikthimin te vlerat e vjetra. Po ashtu i shërben dhe Bashës që në këtë betejë ti evidentojë si kualicion i vjetërsirës dhe i të shkuarës që e ka mbyllur ciklin.

Lexo edhe :  Mbi Vendimin e Gjykatës së Berlinit që vlerësoi të papërdorshme të dhënat e EncroChat

Pas një viti do të zhvillohen zgjedhjet lokale në të gjithë vendin, si do të përballet opozita dhe a ka gjasë që vendi të mbesë me një opozitë “koperturë” që ka disa deputetë në Parlament, por nuk ka as forcën dhe as dëshirën për të përfaqësuar frymën e opozitarizmit?

Është tepër herët të bëjmë parashikime se si do të jetë përballja që do të bëjë opozita pas një viti. Së pari sepse ajo është ende në process zhvillimesh dhe nuk dihet se cila pjesë e saj do të jetë fuqizuar dhe cila prej tyre do të jetë shkrirë, apo nëse kjo betejë mes palëve do të vijojë gjatë duke e degraduar PD-në si opozitë. Është vështirë të parashikohet kjo. Gjithësesi rezultati i zgjedhjeve vendore mund të na tregojë shumë se si mund të jetë ecuria e opozitës. Pra nëse e ka mbyllur tashmë ciklin e vet politik dhe tretja mund t ëish rezultat i logjikshëm, apo ka ende shpresë se PD mund të ringrihet nga hiri i humbjes e të arrijë të shndërrohet në një parti moderne politike. Për të menduar pozitivisht, do të desha të besoj se humja dhe rezultati katastrofë që do të marrin në 6 mars, mund ti shërbejë mendjeve të ftohta të dy palëve në PD për ti thirrur mendjes e të shprehen : Ku po vemi? Ky shqetësim mund të gjenerojnë forca e enrgji të reja për të gjetur e mbështetur pika takimi midis palëve. Por për tia arritur kësaj duhet tua rrëmbejnë flamurin e përfaqësimit si Bashës edhe Berishës.

Kryeministri Edi Rama me veprimet e fundit po tenton të “gjejë opozitarizmin”, por duke ofruar shfaqje në rrjetet sociale. A është në vështirësi Rama ku opozitarizmin nuk e ka më si “subjekt politik” por me qytetarët e zhgënjyer nga të gjitha palët?

Kryeministri u duk sikur hoqi dorë ngaqëndrimi i dikurshëm se do të konsultohej me opozitën për emrin e Presidentit të ri. Tashmë u shpreh se do konsultohet vetëm me qytetarët. Sesa ndryshim qëndrimi kjo duhet marrë si reflektim ndaj situatës kur nuk dihet se kush është opozita dhe kush po e përfaqëson atë. Realisht të përfshish opozitën në konsultim është të përfshihesh edhe në përplasjen që po ndodh brenda saj. Dhe kësaj belaje Rama duket se po i  rri larg. I vetmi shteg mbetet vetëm qytetari, formulë që Rama e provuar edhe më parë ndërsa i ftonte shtetasit nëpër pyetaësorë se cilët mendonin se duhej të ishin prurjet e reja në kuvend apo për problematikat e ndryshme se ku duhej të fokusohej qeverisja e re. Duken si forma populiste, por këtë stan kemi, me këtë corpus deputetësh e me këtë opozitë e ku nuk merr vesh kau pelën.

Të fundit

A është gripi i shpendëve pandemia e ardhshme?

Një lloj viral i gripit të shpendëve mbërriti në Shtetet e Bashkuara në fillim të vitit 2022 dhe ka...

5 arsye befasuese pse darkat në shtëpi të ndihmojnë me ankthin social

Kush tha që darkat në shtëpi janë të bezdisshme? Në fakt, ato mund të jenë arma sekrete kundër ankthit social. Imagjino këtë: një darkë...

Fermerët shqiptarë me mbështetjen më të ulët në rajon! Shkurtohen me 5% fondet

Që nga fillimi i vitit, kur hyri në fuqi buxheti 2024 fondet për bujqësinë janë shkurtuar sistematikisht. Në aktin e fundit normativ financimi total...

Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar koreano-verior

Agjencia e spiunazhit e Koresë së Jugut tha se ka konfirmuar që një ushtar i Koresë së Veriut, që ka luftuar në anën e...

Zbulohet një mashtrim i ri që synon kompanitë e “Facebook”

Ekspertët e Kaspersky kanë zbuluar një mashtrim të ri phishing që synon kompanitë që promovojnë faqet e tyre në rrjetin social Facebook. Mashtruesit dërgojnë emaile...

Lajme të tjera

Web TV