Rama: Unë jam vetëm me Bachelor, shqiptarët të gjithë me Master

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Ky universitetet, në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane ka marrë një program Doktorature në Bujqësi, Mjedis, Bioteknologj, Agrobiznes dhe Mjekësi Veterinare, i cili synon kualifikimin e mëtejshëm të studentëve ekselentë dhe profesionistëve të rinj.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri vuri në dukje, sipas tij ndryshimin që ka pësuar UBT. Ndër të tjera Rama nuk hezitoi të shkëmbejë batuta me të pranishmit. Kryeministri tha se në sallë ai është i vetmi pa tituj akademikë, ndërsa shqiptarët janë me Master.

“Sot për mua është një ditë e shënuar e marrëdhënies me rektorin, në të drejtën e tij ai ishte shumë i shqetësuar disa kohë më parë. qoftë për faktin se ka pasur një rënie për regjistrime në universitetin Bujqësor. Qoftë për faktin e mos hapjes së doktoraturave. Për të dyja kemi pasur diskutime sesi t’ja dalim më mirë.

Në këtë sallë unë duhet të jem i vetmi pa asnjë titull shkencor dhe asnjë statusi akademik. Një Bachelor i thjeshtë jam unë nga e kaluara ime. Megjithëse Evisi thotë se po të konvertohet me të sotmen i bie të jetë Master. Por kjo fjala Master më është bërë tmerr ku të gjithë shqiptarët janë me Master.

Sot hapet një proces doktoraturash i një cilësie të garantuar. Iu jepet mundësia 30 individëve që të zhvillojnë një doktoraturë, e cila të ketë vulën e universiteteve më të mira të fushës në Gjermani, apo vende të tjera të BE. Ky është modeli që duhet të shtrijmë në të gjithë sistemin për doktoraturat. Nuk duhet të japim doktoratura lokale. Nuk duhet të kemi as universitete lokale”, tha Rama.

Të fundit

‘Teknologjia e kursyer’ mund të ndërtojë një botë më të mirë për të gjithë ne

Titanë si Musk do të donin të na bindnin se inovacioni do të thotë zgjidhje që vijnë nga lart-poshtë...

Kampioni i muskujve dhe karakterit, Endri Pandazi drejt Arabisë Saudite

Pas çdo titulli kampioni fshihet një histori që rrallëherë shihet. Për Endri Pandazin, suksesi në bodybuilding nuk ka ardhurthjesht nga talenti apo fiziku, por...

“The National”: Tirana në 48 orë: Vizitoni atraksionet kryesore të kryeqytetit plot jetë

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale për të zbuluar qytetet interesante...

Një akademi për “barinjtë” e hoteleve që duan turizëm elitar por shërbejnë si lopçar

Nga Kreshnik Spahiu Matteo është një mik imi italian që e kam njohur 10 vjet më parë. Ai studionte në Berlin dhe ndër të tjera...

OSBE për Kodin e ri Penal: S’kemi marrë pjesë në hartim

Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal. Në një reagim për Report Tv,...

Lajme të tjera

Web TV