Shqiptarët në Ukrainë nuk i frikësohen luftës me Rusinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konflikti Rusi-Ukrainë nuk i ka lënë indiferentë shqiptarët që jetojnë në Ukrainë. Këta shqiptarë –rreth 5000, nuk kanë frikë nga ndonjë sulm i mundshëm rus. Kështu tha në emisionin Sot përfaqësuesi i Unionit shqiptar në Ukrainë, Aleksandër Dermenti.

Rusia ka vendosur trupa ushtarake në kufi me Ukrainën, mirëpo komuniteti shqiptar ndodhet larg kësaj zone. Rusia mohon se po planifikon sulm ndaj Ukrainës, mirëpo Perëndimi ka paralajmëruar për hyrje të forcave ruse në Ukrainë dhe e ka furnizuar këtë të fundit me ndihma ushtarake.

Komuniteti i shqiptarëve ndodhet në Ukrainë prej shumë brezash. Ata janë shpërngulur kryesisht nga Voskopoja. Dermenti thotë se ata nuk i harrojnë traditat, mirëpo pavarësisht kësaj përpjekje po asimilohen dita ditës. Unioni i shqiptarëve kërkon që të ketë një shkollë të gjuhës dhe kulturës shqipe në Ukrainë.

“Shqiptarët e Ukrainës janë shumë të asimiluar. Ne duam të hapet një shkollë, të mësojmë gjuhën shqipe, të kemi një mësues nga Shqipëria”, tha Dermenti.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV