Falsifikoi testin e Covid-19? Hetimi i “BBC” hedh poshtë deklaratat e Djokovic, të dhënat e reja të PCR nuk përkojnë me datën kur rezultoi pozitiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk ka fund historia e Novak Djokovic në Australi, e cila çoi në dëbimin e tij nga vendi dhe mospjesëmarrjen e tij në Australian Open .

Kete here BBC prezanton një studim që ngre dyshime në lidhje me testet e Noles dhe veçanërisht kur ai rezultoi pozitiv. E gjithë loja u zhvillua nga mesi deri në fund të dhjetorit. Tenisti i pavaksinuar pohoi pas presionit në Australi se ai doli pozitiv me koronavirus më 16 dhjetor.

Me pranimin e testit pozitiv dhe me të cilin Nole u përpoq të siguronte një përjashtim mjekësor dhe të luante pa u vaksinuar në Australi, lindi një problem i ri.

Serbi u shfaq të nesërmen pa maskë në një ngjarje publike me fëmijë, ndërsa duke qenë pozitiv, mirëpriti gazetarin e L’Equipe në objektin e tenisit në Beograd për të marrë çmimin e tij (sportisti më i mirë në vitin 2021, sipas gazetës franceze).

Pas gjithë kësaj, një tjetër test i Noles u publikua më 22 dhjetor 2022, për të cilin ai pretendoi se ishte negativ.

Këtu vjen hetimi i BBC për të vënë në dyshim saktësinë e këtyre rezultateve të raportuara nga Instituti Serb i Shëndetit Publik.

Të gjitha testet kanë një numër serial. Prandaj BBC tregon numrat dhe ngre pyetje. Numri i testit të datës 16 dhjetor është më i lartë se numri i testit të datës 22 dhjetor.

Konkretisht, testi i 16 dhjetorit ka një numër serial 7371999 , ndërsa numri i testit të 22 dhjetorit është 7320919. Nëse të dhënat konfirmohen, BBC thekson se rezultati i supozuar pozitiv i Gjokoviqit do të kishte ndodhur nga 25 deri më 28 dhjetor. dhe jo me 16 te te njejtit muaj!

Natyrisht testet janë dorëzuar në laboratorë të ndryshëm për t’u analizuar dhe ka mundësi që laboratorët të përdorin kode të ndryshme. Kjo mund të shpjegojë pse testi i parë ka një numër më të madh se i dyti.

Lexo edhe :  "Kur futen miliarderët në futboll, nuk ka më garë"

Të fundit

“Në Tiranë, kemi një situatë jo të zakonshme”/ Rama flet për Veliajn në “Sy më sy”

Kryeministri Edi Rama teksa komentoi vendimin për pastrimin e hapësirave publike në Tiranë të zaptuara, u shpreh se në...

Aksident tragjik në Athinë, humb jetën 22-vjeçarja nga Vlora

Një 22-vjeçare shqiptare ka humbur jetën nga një aksident tragjik në Athinë. Izabela Kuteli, me origjinë nga Dukati i Vlorës, humbi jetën në mënyrë...

“Putin do sulmojë me mbi 2 mijë dronë”, gjenerali paralajmëron rrezikun për Ukrainën

Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali gjerman Christian Freuding në një...

1973 – Vrasja e gabuar në Lillehammer, Mossadi gaboi shënjestrën

Më 21 korrik 1973, qyteti i qetë Lillehammer në Norvegji u bë papritur skena e një operacioni të errët dhe të dështuar të shërbimit...

U martua për t’i bërë “bisht” ushtrisë, Agroni përballet me “gruan e harruar”

“Çfarë është kjo grua që më nxirrni pas 30 viteve?! Po ik ore me gjithë atë Valentinën, të shikojë jetën e saj, se edhe...

Lajme të tjera

Web TV