SPAK kërkon 12 vite burg për Saimir Tahirin/ Ish-ministri i Brendshëm në seancë: Na jepni kohë për provat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit mbajti sot seancën ndaj ish-ministrit të Brendshëm Samir Tahiri, për të cilin SPAK kërkoi 12 vite burg, që në bazë të gjykimit të shkurtuar reduktohet në vjet.

Prokuroria e Posaçme kërkoi po ashtu 12 vjet burg për Jaeld Çelën.

Kujtojmë që Gjykata e Posaçme riktheu për rishqyrtim dosjen e ish-ministrit Tahiri, pasi konstatoi parregullsi në proces.

Ish-ministri Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.

Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.

Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Të fundit

Renditet ndër pesë shkencëtaret më të mira në Kanada, kush është shqiptarja nga Korça

Kozeta Miliku, shkencëtarja shqiptare me origjinë nga Korça, është renditur si një nga pesë shkencëtaret më premtuese në Kanada,...

VIDEO: Klubi brazilian tallet me Interin pas fitores 2-0

Fluminense jo vetëm që fitoi kundër Interit në Kupën e Botës për klube, por luajti pa frikë dhe shfaqi karakter në ndeshjen e luajtur...

Fshati që u zhduk nga thatësira

Në luginën e thellë mes vargmaleve Hindu Kush dhe Himalaje, në fshatin budist të Upper Mustang në Nepal, 3,962 metra mbi nivelin e detit...

Trump: Projektligji i shpenzimeve do të jetë më i madhi në histori

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, sot vizitoi qendrën e paraburgimit të migrantëve "Alligator Alcatraz" në Florida. Sipas mediave të huaja, Trump u pyet për "projektligjin...

Një komedi e shfaqur publikisht sot nga Sali Berisha

Nga Spartak Ngjela Saliu... Grabitësi më i madh i votave në Shqipëri; po i kërkon Evropës ndihmë për votën e lirë në Shqipëri.... hahahahaha. Një komedi e...

Lajme të tjera

Web TV