Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Berisha-Meta rinisin bashkëjetesën politike, në “Shtëpinë e Lirisë”  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kreu demokrat Sali Berisha dhe Ilir Meta i rikthehen bashkëjetesës politike, duke nisur që nga zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. “Shtëpia e Lirisë” është quajtur koalicioni, duke paralajmeruar se tashmë zyrtarisht Berisha dhe Meta do rikthehen aktiv në politikë si një grupim i vetëm.

Ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer bashkëjetesës politike me Ilir Metën. Ishte i zhurmshëm koalicioni me një partie të djathtë dhe të majtë siç ishte PD dhe LSI në vitin 2009, e cila pati fundin më 2013 kur Meta vendosi të rikthehej në “shtëpinë e vjetër” në bashkëqeverisje me PS-së. Tashmë situata ka ndryshuar në pak kohë, ku si Berisha ashtu edhe Meta u dukën se po dilnin nga jeta politike, por me përjashtimin e Berishës nga PD dy personazhet do rikojtojnë “kohët e vjetra”. Ditën e djeshme është zyrtarizuar bashkëpunimi i tyre, dhe këtë e ka konfirmuar vetë ish- kryeministri Sali Berisha gjatë një konference për mediat ku prezantoi zyrtarisht gjashtë kandidatët e tij për kryetar bashkie që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Ish-kryeministri tha se emrat e dalë nga primaret nuk janë të zgjedhur nga baza e partisë, por janë të votuar nga vetë demokratët. Gjithashtu Berisha u shpreh se po negociohet edhe me parti të tjera. Emrin i është vendosur koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’. “Nuk ka liri të vërtetë pa votën e lirë. Dua të zotohem para jush se ky proces do të ridimensionohet dhe në të ardhmen do të përsoset me ekspertizën më të shkëlqyer. Shtetet e Bashkuara kryesojnë me praktikën demokratike. Ne kemi miq që kanë shprehur gatishmërinë dhe mbështetje për vendosje të primareve dhe gatishmëri për të asistuar forcën tonë politike në zbatimin e standardit të avancuar në përzgjedhjen e kandidaturave”, tha ish- lideri demokrat Sali Berisha. Ai nënvizoi se hapat që do të bëhen do të jenë cilësor, pasi përzgjdhja është bërë nga baza. “Hapi që do të bëhet do të jetë cilësor pasi në të gjitha primarët, përveç kryetar partie do votojë me të drejtën e votës edhe simpatizantët. Besoj se PD nuk mund t’i garantojë shqiptarëve votën e lirë nëse ku ia garanton anëtarëve të saj. Para syve tuaj po ndodh një transformim i madh. I ftoj të gjithë anëtarët e PD ta shndërrojmë këtë energji, në një energji të fitores . Këta zotërinj janë të parët në historinë e vendit që dalin nga vullneti i lirë’, tha Berisha, ndërsa falënderoi Voltana Ademin për përkushtimin e saj.

Lexo edhe :  Media franceze “Stars Insider"/ Lëreni mënjanë Italinë, drejtohuni në Shqipëri!

Mosnjohja nga KQZ

“Foltorja” e Sali Berishës ende nuk njihet zyrtarisht nga institucionet zgjedhore edhe pse ai ka përfunduar procesin e zgjedhjes së promarëve nga baza për zgjedhjet e 6 Marsit. Në lidhje me mos njohjen nga KQZ, Berisha tha se: “Edi Rama me bandat e tij ka konfiskuar në një akt madhor kriminal politik siglën e PD. Ne e konsiderojmë atë të konfiskuar, qëllimi më madhor ishte që ne të mos merrnim pjesë në këtij zgjedhje. Ne marrim pjesë në zgjedhje sepse bojkoti i zgjedhjeve nuk është opsion për ne. Do të ketë një marrëveshje në koalicion në përputhje me ligjin dhe në atë marrëveshje do të paraqitet dhe logoja që çdo shqiptar e ka të qartë se logon e vërtetë e ka konfiskuar Edi Rama. Luzlim Brava është peng i Edvin Ramës dhe natyrisht që do e blindojnë në mënyrë skandaloze selinë  e PD siç mori për mbrojtje vrasës trafikantë. Unë kam besim tek anëtarët e PD që do t’i përgjigjen këtyre qëndrimeve të peng Bashës me injorim dhe sëbashku me demokratët do të votojnë”, tha Berisha.

Berisha i përgjigjet Ballës

Ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur edhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, kur tha se ata që vijnë “non grata” mbeten “non garat”. “Për një narkos si Begojaris, liria është non grata, vota është non grata. Përsëri dua të them që ky është një proces i hapur, në këtë proces, duke parë modalitetet më demokratike, në rast se ekzistojnë kuota do t’i praktikojmë”, tha Berisha.

Logoja

Berisha i ka dhënë përgjigje pyetjes për logon që do të përdoret nga koalicioni Berisha-Kryemadhi, Meta, pasi logoja që përdori Berisha në Kuvendin Kombëtar ishte njësoj me atë të PD-së. Pyetja është se si do ta përzgjedhin zgjedhësit Berishën dhe Metën? ”Logoja e koalicionit është logo e koalicioni, asnjëherë nuk është logo partie. Është një logo që gjendet për aleance dhe ne e quajtëm ‘Shtëpia e Lirisë’.  Logoja e PD është e konfiskuar, ajo do t’i kthehet në resto Edi Ramës”, tha ai. Berisha tha se do ju bëjë ftesë të gjithë bashkëpuntorëve apo atyre që kanë kontribuuar në PD, duke përfshirë edhe Jozefina topallin. “Po unë do t’ i ftoj ata, ata kanë kontribuar. PD do të jetë e hapur ndaj atyre që kanë kontribuuar”, tha ai.

 

Të fundit

Çfarë i ndodhi? Xhensila Myrtezaj përfundon në spital, ja gjendja e saj shëndetësore

Xhensila Myrtezaj nuk po kalon kohë të mira si nga aspekti emocional ashtu edhe shëndetësorë. Ditët e fundit ajo...

Baba Mondi e bën ‘fakt të kryer’ krijimin e shtetit të ri, merr vendimin e parë

Ndërkohë që diskutimet për shtetin e ri bektashinj janë kthyer në temë dite, Kryegjyshata Bektashiane nuk humbet kohë, por ka nisur me organizimin e...

“Ai ka pasur hatërmbetje nga unë”/ Shkurte Gashi zbulon ‘zënkën’ me Flori Mumajesin

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Shkurte Gashi ka dhënë një intervistë, aty ku u shfaq me burrin e saj, Albert Limanin si dhe fëmijët....

Finlanda kthen pandat në Kinë: Janë shumë të shtrenjta për t’u mirëmbajtur

Finlanda do të kthejë dy panda gjigante në Kinë në nëntor, më shumë se tetë vjet përpara afatit, pasi kopshti zoologjik ku ata jetojnë...

Krijimi i Shtetit të Urdhrit Bektashi, Rama: Ky komunitet është jetim në Shqipëri!

Kryeministri Edi Rama nga SHBA ka komentuar idenë e krijimit të Shtetit të Urdhrit Bektashi. Rama tha se këto ditë ka dëgjuar çudira të jashtëzakonshme,...

Lajme të tjera

Web TV