Pësoi vdekje klinike, shkrimtari shqiptar rrëfen si ka ndryshuar jeta e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkrimtari i njohur Albatros Rexhaj së fundmi ka rrëfyer se shumë kohë më parë ka pësuar vdekje klinike. Betejë e fituar nga Rexhaj e cila e ka ndihmuar që të mos shohë më jetën dhe botën njësoj.

Ai thotë se kjo gjë e ka mësuar që të respektojë veten më shumë dhe u dhënë hapësirë gjërave që janë vërtet të vlefshme për të.

“Mua më ka mësuar kjo gjë që duhet ta respektoj veten pak më shumë, ky është mësimi më i madh, edhe në kuptimin që ta respektoj veten duke i dhënë hapësirë gjërave që janë vërtet të vlefshme për mua. Një prej gjërave që është vërtet e vlefshme për mua është nevoja që të shprehem, që të mos ndjehem i bullizuar, për faktin që dua të shprehem. Unë jam bullizuar shumë për këtë pjesë kur kam filluar të shkruajë, kam arritur në një pikë ku kam fituar një lloj rezistence. Kjo është një stuhi, një furtunë që unë duhet të kaloj nëpër të dhe në fund kur të dal, unë do të jem i kënaqur me veten time për faktin sepse kam rezistuar.

Këto probleme që kam pasur kohë pas kohe, më kanë bërë mos heq dorë nga ëndrrat e mija. Në vend që të jetojë me pengje, kam vendosur të mos kem pengje në vetvete, pengje shpirtërore, dhe dua t’i ndjej ëndrrat e mija. Tani rezistoj ndaj idesë që të tjerët duhet të jenë skenaristë në jetën time, unë jam vet skenarist, vet regjisorë nëse është nevoja do bëhem edhe superstar si të më jepet mua kënaqësia, sepse nëse unë ndjehem i kënaqur, unë ndjehem i dobishëm. Këtë kam kuptuar unë, jeta është një listë e madhe e gjërave që janë tërësisht klishe” u shpreh ai.

Lexo edhe :  Dua Lipa merr shtetësinë e Kosovës/ Osmani: Jemi krenar për ty

Ndërsa duket se është në hakmarrje me botën që e rrethon, ai u shpreh se thjesht përpiqet të jetë vetvetja e të mos ndikohet nga shoqëria.

“Unë e rikrijoj veten time kohë pas kohe, edhe në çdo udhëtim të ri që lind un gjej diçka të re nga vetja ime. Unë realisht përpiqem që ta luftojë palumturinë që shoqëria përpiqet të ma nxisë mua gjithë kohën. Jo nuk jam në hakmarrje, thjesht rezistoj në përpjekjen time që të jem vetja. Të shumtën e kohës unë i humb betejat por nuk e humb luftën. Kjo është pjesë e filozofisë që unë kam. Refuzoj të dorëzohem para rrethit, para shoqërisë, para bullizmit kolektiv që ka kjo shoqëri” tha ai në emisionin “Rreze Dielli”.

Të fundit

OSBE për Kodin e ri Penal: S’kemi marrë pjesë në hartim

Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal. Në...

Aleksandër Solzhenicini, zëri që tronditi heshtjen

3 gusht 2008 – Vdekja e shkrimtarit nobelist Nga Leonard Veizi Në panteonin e letërsisë botërore, rrallëherë ndodh që një zë i vetëm të jetë aq...

Pallatet s’janë më “pa zot”! Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë

Në ditën e parë të muajit gusht, ka hyrë në fuqi ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, i cili synon...

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin e Paktit të ri për...

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në dhjetë pasi një grua 93-vjeçare...

Lajme të tjera

Web TV