Artan Hoxha zbulon shqiptarin që kërcënoi Berlusconin: Priste 10 mln euro kokainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar ditën e sotme se në fund të dhjetorit të vitit të kaluar një grup i përbërë nga disa shqiptarë është goditur nga autoritetet në Ukrainë. Në një intervistë televizive Hoxha tha se është kapur kokainë me vlerë 10 milionë euro e nisur nga Amerika Latine.

Sipas gazetarit, mes këtij grupi ishin edhe dy vëllezërit shqiptarë Tanko me origjinë nga Mallakastra. Ai theksoi se disa vite më parë ata kanë marrë peng ish-krye-financierin e Silvio Berlusconit.

Gazetari investigativ tha se njëri prej vëllezërve quhet Laurenc Tanko nga Mallakastra. Me pasaportën që Hoxha publikoi mësohet se ai është 49 vjeç, ndërkohë që bëri me dije se emri mund të jetë i ndryshuar.

“Shqiptarët janë futur shumë thellë në lindje të Europës. Zona ku kapen shqiptarët ishte pranë Krimesë. Është vështirë që të penetrosh aty, pasi aktorët lokalë janë në nivel global. Përfshirja e një personazhi të njohur shqiptar. Ka qenë i njohur në Itali për lidhje me Ndragetën. Shqiptarët janë licencuar nga Ngradeta për të bërë transportin e kokainës. Dhe në rastin konkret, personi që është kapur, është nga Mallakastra me mbiemrin Tanko, kanë qenë dy vëllezër në Itali.

Në 2012 u bënë publikë pasi me katër të tjerë morën peng krye-financierin e Berlusconit. Njoftuan Berlusconin që do ta lironin po të paguante 35 milionë euro dhe pretendonin se kishin materiale komprometuese për ish-kryeministrin. Por në krye të 9 orëve pengmarrësit u tërhoqën. Mes këtij grupi ishin edhe dy vëllezërit Tanko. Laurenc Tanko e ka emrin, por duhet të jetë një emër i ndryshuar. Me këtë pasaportë, ai është 49 vjeç dhe u kap në portin e Odesës në Ukrainë.

Lexo edhe :  Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti

Po prisnin një ngarkesë nga Amerika Latine me vlerë 10 mln euro. Në fillim u hap 100 kg kokainë në fillim në 9 gusht të vitit të kaluar. Gjatë operacionit, të tjerët u larguan, turku u largua në rrugë tokësore me makinë nga Ukraina, edhe tjetri, rumuni dhe një tjetër që ka vetëm emrin “Spartak”, dyshohet shqiptar por nuk është kapur. Tanko është në hetim. Mbahet në burg për trafik droge.”-deklaroi Hoxha.

Të fundit

Si do të ndikojnë politikat e Trump në rajon

Edhe pse kthimi i Donald Trump si president i SHBA po krijon pasiguri të madhe dhe mjedisi ndërkombëtar mbetet...

Pse Berishët braktisën Austrinë e ‘pushojnë’ në Gjermani si ‘rezidentë?!

Nga Jakin Marena Sali Berisha, pas një ‘agjërimi’ të plotë politik pa dalë jashtë vendit, më në fund ka ‘prekur’ tokën gjermane, pasi ka marrë...

Kërkesa e PD për votimin e emigrantëve pa mjet identifikimi, Gjikondi: Berisha synon…

Juristja Brizida Gjikondi ka komentuar kërkesën e opozitës për të lejuar votimin e emigrantëve pa një mjet identifikimi shqiptar, duke e konsideruar këtë një...

“Bardhi e Gjekmarkaj si tradhëtar të opozitës”, Kadilli: Berisha humb, i ‘lëpihen’…

A ka ndryshuar Partia Demokratike dhe a ka shanse që të fitojë zgjedhjet e 11 Majit? Ku ndodhet opozita dhe pse është përçarë në...

‘Mos na lini peng të Saliut’, Balla thirrje Diasporës: Ja sa mandate synojmë të marrim

Partia Socialiste ka reaguar ashpër ndaj kërkesave të opozitës lidhur me kushtëzimin për të lejuar votimin e emigrantëve me dokumente të huaja për zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV