Programi “EU4Schools”/ UNDP Albania rindërton kopshtin në Krujë ku përfitojnë 2 mijë banorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

UNDP Albania po rindërton kopshtin “Varosh” në Krujë sipas parametrave më bashkohorë falë Programit “EU4Schools”.

Përmes një statusi në Facebook, UNDP Albania njofton se nga ky kopsht do të përfitojnë 47 fëmijë, 3 edukatorë dhe rreth 2000 banorë të atij komuniteti.

Më tej UNDP Albania shton se 24,000 fëmijë, nxënës e mësues janë përfituesit e drejtpërdrejtë të programit “EU4Schools”.

Statusi i plotë:

Falë Programit “EU4Schools”, edhe kopshti “Varosh” në #Krujë po rindërtohet sipas parametrave më bashkohorë nga i cili do të përfitojnë 47 fëmijë, 3 edukatorë dhe rreth 2000 banorë të atij komuniteti. Procesi i rindërtimit të këtij objekti arsimor ka filluar në Maj të vitit të kaluar dhe fëmijët pritet të rikthehen në mjediset e reja brenda muajit Mars 2022.
#RindërtojmëMëMirë dhe #RindërtojmëSëBashku janë edhe parimet themelore mbi të cilët #UNDPAlbania po zbaton Programin “EU4Schools”, financuar nga BE ?? me një vlerë prej 75 milion Euro për rindërtimin apo riparimin e 63 objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti shkatërrues.
Afërsisht 24,000 fëmijë, nxënës e mësues janë përfituesit e drejtpërdrejtë të këtij investimi madhor për të ardhmen e brezave të rinj të Shqipërisë, të cilët do të gëzojnë mjedise më dinjitoze, më të sigurta e më moderne!
Investimi në #arsim është investimi më i mirë për të ardhmen! Prandaj, standardet bashkohore që #EU4Schools po krijon janë #garancia më e mirë ndaj nxënësve, mësuesve e komuniteteve përfituese për kushte arsimore cilësore sikurse në shtetet e Bashkimit Evropian.

Të fundit

“Koha t’i fusim fshesën Rilindjes”/ Tedi Blushi publikon videon denoncuese

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, tregon se...

Cila parti shpenzoi më shumë për hapjen e fushatës?

Dy partitë më të mëdha në vend, PD dhe PS kanë çelur zyrtarisht fushatën elektorale me dy takime në zemër të Kryeqytetit shqiptar. Përveçse startin...

Fjalimi i plotë i Ramës/ Nga mesazhet, te ironia me Berishën dhe batutat e fushatës

Partia Socialiste hapi ditën e sotme fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit në Sheshin Skënderbej në kryeqytet, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri...

Gaza nuk gjen qetësi, ushtria izraelite: Kemi rrethuar plotësisht Rafahun

Ushtria izraelite tha të shtunën se e ka kompletuar rrethimin e qytetit Rafah në Rripin e Gazës, në përpjekje për të marrë nën kontroll...

Votat me postë të diasporës, nis sot shpërndarja e zarfeve drejt emigrantëve nëpër botë

Nis këtë të shtunë dërgimi i materialeve zgjedhore për shtetasit shqiptarë që do të votojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Në fillim vuloset fleta e votimit,...

Lajme të tjera

Web TV