Seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e presidentit, këshilltari ligjor i Metës: Ja shkeljet që ka bërë Kuvendi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bledar Dervishaj, këshilltari Ligjor i Presidentit Ilir Meta ka lajmëruar doli sot në një konferencë për mediat ku sqaroi procedurën e ndjekur sot në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa ato që ata i cilësojnë shkelje.

“Ne kemi parashtruar ndër të tjera se shkeljet e rënda të Kushtetutës dhe të gjitha parimeve kushtetutës së kryera të Kuvendit, një prej shkeljeve të konstatuara dhe të dokumentuara te Kushtuesja ishte fakti që në datën 7 maj 2021, ku u zhvillua seanca plenare për ngritjen e komisionit hetimor, Kuvendi kishte konsumuar 3 shkelje. Shkelja e parë kishe të bënte me përcaktimin e rendit të ditës. Rend ii ditës ishte caktuar nga ish-kryetari i Kuvendit më datë 6 maj. Pra Kuvendi po thërritej në seancë plenare për një afat më pak se 24 orë. Kjo ishte shkelja e parë. Shkelja e dytë ishte që në rendin e ditës nuk kishte 2 çështje, ndërkohë që seanca plenare mori dy vendime. Pra duhet të kishte 2 çështje e jo 1. Shkelja e tretë ka të bëjë që referuar Kuvendit nuk kishte vendim për të vendosur shtesa në rendin e ditës. Bëra këtë parashtesë se kur në mënyrë të zgjeruar na erdhi radha ne më 3 shkurt 2022 të bënim parashtrimet tona Kuvendi aktivizohet të nesërmen me datë 4 shkurt dhe depoziton në Kushtetuese prova shtesë. Po çfarë i kishte sjellë. Ishte shkresa e sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, ku ndër të tjera në lidhje me shqyrtimin e çështjes objekt të shkarkimit të Presidentit, Kuvendi vendos në dispozicion disa fletë.”, tha Dervishaj.

Të fundit

Osmani përshëndet kreun e ri të Kuvendit: Qeveria të votohet sa më shpejt

Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani ka përshëndetur zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe nënkryetarëve të rinj, që...

Pse kaq shumë aksidente?! Policia jep shpjegimet

Qarku i Fierit rezulton më i prekuri nga aksidentet, nga të cilat vetëm gjatë këtij muaji, në 16 ngjarje, 3 persona humbën jetën dhe...

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

Bankat në vend fituan gati 18 miliardë lekë apo rreth 180 milionë euro në gjysmën e parë të vitit. Shuma që 11 institucionet financiare...

Me SIGAL dhe siguracionin KASKO, udhëtimi juaj bëhet më i sigurt

Çdo drejtues automjeti papritur mund të bëhet pjesë e një aksidenti rrugor. Vetëm shërbimi i ambulancës raporton mesatarisht 13 aksidente në ditë. 300 aksidente...

Rama ndan foto nga nisma për pastrimin e plazheve

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje ku qytetarë dhe turistë i janë bashkuar vullnetarisht nismës për pastrimin e plazheve në Shqipëri. Në postimin e...

Lajme të tjera

Web TV