Berishës i mbaron koha, Noka-Felajt: Jepi edhe minutat e mia!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është shoqëruar me debate fjala e ish-kryeministrit Berisha në Kuvend pasi drejtuesja e seancës Ermonela Felaj i mbylli mikrofonin për shkak të përfundimit të minutazhit.

Ndërkohë që vijonte akuzat ndaj Reformës në Drejtësi si edhe ministrave, Felaj i tha Berishës se duhej të ulej tashmë pasi kishte përfunduar minutazhi i lejuar për çdo deputet.

Berisha nuk po ulej dhe në këtë moment ndërhyn nga vendi Flamur Noka duke i kërkuar fillimisht që t’i jepte ish-kryeministrit minutazhin e tij.

Kur Felaj tha se nuk kjo lejohej, Noka i kërkoi edhe një minutë kohë për Berishën.

Pasi edhe kjo kërkesë nuk u mor parasysh, Berisha shkoi në vendin e tij në fund të sallës së Kuvendin, ndërsa Noka ngrihet në këmbë. Në këtë moment, Berisha i përshëndet deputetët mbështetës të tij duke u larguar fare nga salla e Kuvendit, i ndjekur pikërisht nga Flamur Noka.

Të fundit

“Kjo nuk është lufta jonë”, Vance: Putin nuk ka strategji për të dalë nga lufta

Nëse Vladimir Putin nuk bindet për një armëpushim me Ukrainën, SHBA zotohet se do të largohet nga negociatat. Këtë fakt...

11 maji, kush janë kandidatët që kërkojnë pamjet filmike në KQZ

Mbi 15 kandidatë për deputetë në listë të hapur kanë kërkuar nga KQZ pamjet filmike të numërimit të votave. Kryesisht janë emra nga PS dhe...

Spekulimi politik me votat e shqiptarëve nga Greqia, lakmus i sovranitetit të opozitës

Ylli Pata Mazokizmi dhe sjellja më e rëndë politike, por edhe në logjikën juridike të eksponentëve të Partisë Demokratike mbi votat e shqiptarëve me banim...

Valle e tupana në “Arenën Kombëtare”, nis Europiani U-17 në Shqipëri

Ditën e sotme, ka nisur Kampionati Europian i moshave U-17 në vendin tonë. Sfida hapëse e këtij edicioni të madh që po mbahet në...

Doli forcë e tretë me 64 mijë vota, Lapaj ka një mesazh pas zgjedhjeve

Adriatik Lapaj ka reaguar sërish në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ku koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet” u rendit forcë e tretë...

Lajme të tjera

Web TV