Donaldi do i dërgonte letër Borës, si Big Brother nuk e lejoi dhe ndërhyrja e Romeos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse kanë kaluar javë nga përfundimi i marrëdhënies të shumë përfolur të Bora Zemanit dhe Donaldit, fansat ende nuk kanë gjetur qetësi dhe nuk kanë për të gjetur pa një përballje mes atyre të dyve.

Si duket të martën mbrëma gjatë transmetimit të emisionit do të kishte një komunikim mes Borës dhe Donaldit, jo komunikim si nata e puthjes së famshme, por përmes një letre.

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar se Donaldi gjatë transmetimit live do t’i dërgonte një letër paqeje Borës, letër e cila u anulua në momentin e fundit nga produksioni.

Ceno përmes një statusi ka thënë se gjithçka do të transmetohej live, por organizatorët u tërhoqën në momentet e fundit, kjo për shkak të surprizës së rezervuar për Donaldin, ku iu dha një spektakël në prime-time.

Postimi i plotë:

Producentët e Big Brother VIP mbrëmë duket se kanë qenë në një dilemë të madhe për vijimësinë e programit. Është tentuar që Donaldi t’i shkruante një letër Bora Zemanit, në formë paqeje, dhe e gjitha të transmetohej live.

Madje, për ta bërë edhe më të bukur situatën, në studio mbrëmë ishin ftuar Beatrix dhe Semi, pra e dashura dhe shoqja e Donaldit, e cila mban anën e Bora Zemanit.

Pritej që me këta personazhe të krijohej spektakël, por problemi është se e gjithë nata më pas do të kthehej në një “mbrëmje Donald”, meqë atij i dërgoi vëllai një mesazh me një ofertë pune.

Romeo nuk e ka për herë të parë që shfaqet. Ai i ka bërë të gjitha në Big Brother: ka dërguar një mesazh zanor, është futur brenda shtëpisë, ka dërguar mesazhe fillimisht me dron, pastaj me parashutë dhe më pas me helikopter, ka dërguar sërish një mesazh zanor dhe mbrëmë gjithashtu doli fare pranë shtëpisë së Big Brother duke folur me zë dhe figurë.

Lexo edhe :  Jennifer Lawrence: Të bëhesh nënë është brutale dhe e mrekullueshme në të njëjtën kohë!

Kjo do të shtonte shumë zëra, se Big Brother e mban me hatër Donaldin, çka ka bërë që letra e shkruaj prej tij të shtyhej për më tej ose të anulohej. Ndoshta Bora Zemani mund të ketë bërë gjithashtu një përpjekje për të mos u përfshirë më në bisedat e Big Brother.

Të fundit

PROFIL/ Kush ishte regjisori Piro Milkani, i njohur për komedinë ‘Zonja nga Qyteti’

Sot, në moshën 86-vjeçare, u nda nga jeta një nga emrat më të rëndësishëm të kinematografisë shqiptare, regjisori dhe operatori i...

“Jeta pas BBV ka ndryshuar 100%”, Rozana Radi zbulon për çfarë e kritikoi partneri

Këngëtarja u shpreh se jeta i ka ndryshuar për mirë 100% pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Po ashtu ajo zbuloi kritikat...

“Fëmijët duhet të trajtohen në spital”/ Mjekja: ISHP konfirmoi 5 raste me salmonelë

Mjekja mikrobiologë e njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Gramshit Dafina Shtylla në një intervistë me gazetarin Osman Stafa, ka deklaruar se...

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin me ekipin italian, u...

“Moto Fest Shkodra 2025”, tri netë adrenalinë, muzikë dhe spektakël motorësh

“Moto Fest Shkodra 2025” ka dhuruar spektakël dhe adrenalinë në Shkodër për tre netë me radhë. Rreth 200 të pasionuar pas motorëve kanë zbarkuar në...

Lajme të tjera

Web TV