Nga Besnik Velaj
Të gjitha vargjet e këngëve labe të Neço Muk Himarjotit për Himarën dhe 60 fshatrat e saj, të cilat menjëherë sa fillon t’i dëgjosh, të bëjnë të mbërthehesh në vend i emocionuar dhe mbasi i ke dëgjuar do të kërkosh e do të kërkosh që me mendjen tënde të shkosh të kërkosh autorin e kësaj perle të rrallë për të cilin mendon se mund ta takosh në Himarë dhe 60 fshtrat e saj por jo në botë.
…Hyri prilli shkrihu bora maleve,
mbani vesh bie këmbora majave…
Ai që e ka krijuar dhe kënduar, këtu dhe 80 vjetë më parë,këtë këngë perlë,është i famshmi Neço Muk Himarijoti. Kënga e tij siç thotë populli, në kuptimin figurativ,” zgjon të vdekurin nga varri”. Kjo këngë dhe dhjetra të tjera,të cilat të ringjallin kur i ndigjon janë dëshmia e një arti të vërtetë të madh dhe të mbrekullueshëm që vjen nga krijimtaria popullore e një prej trevave më me tradita kulturore, patriotike, dhe njerzore të Shqipërisë Jugut-Himara… Neço Muk Himarjoti, siç i pëlqente ta nënshkruante vetë,duke e kultivuar për mbrekulli këngën e vjetër labe himarjote nuk duhet konsideruar thjesht si marrës, thyers, iso mbajtës këngësh, por si një institucion i rëndësishëm kulturoro-patriotik i traditave tona në Labëri dhe përpjekjeve tona të sotme, të paktën jemi të lirë, megjithë kushtet e këtij tranzicioni që vret, nuk duhet të kishim mbetur si memec, vetëm më përpjekjet personale që bënë nga dashamirësia, për ta kujtuar me një lapidar në Himarë (Prof.Bardhosh Gaçe).
Kush perjetohet në këngë mbetet legjendë e saj!
Neço Muk Himarioti u lind më 21.10.1899 në Himarë në një familje me tradita të shquara atdhetare shqiptare dhe vdiq më 1934 ne vendlindjen e tij në Himarë (Thuhet se atë vit dallandyshet shtegëtuan vonë për në vendet e ngrohta, thuhet se ato si asnjëherë tjetër u mblodhën tufa -tufa të mbëdha për rreth shtëpis së këngëtarit,kaluan natën aty, duke ndigjuar këngët e tij nga pllakat e gramafonit… në mëngez tufa-tufa filluan shtegtimin… dallandyshet me krahët dhe trupin e zezë dukeshin sikur kishin veshur rroben e zisë, për të nderuar atë të madhin e këngës himariote). Neçua u rrit në një ambient familjar dhe krahinor, ku trashëgoi prej tyre krenarin e një njeriu të lirë, çiltërsinë, vullnetin e madh për të fituar mbi vështirësit e jetës, dashurinë për kulturë dhe dituri,si dhe prirjen artistike. Mbasi mbaroi shkollën fillore në vendlindjen e tij i ati e dërgoi të vazhdoj studimet më tej në Greqi., ku për të përballuar shpenzimet e jetesës detyrohet që të punojë dhe të studjojë. Kriza ekonomike që përfshiu Greqinë në vitin 1916 si rezultat i acarimit të marëdhënieve politoke me disa aleatë të fuqishëm perëndimorë të saj e rikëtheu atë serish në Himarë, të cilën e gjeti të pushtuar nga italianët.Kjo gjëndje psikologjike i jep ngacëmimin,që përjetimet e tij ti pasqyrijë në artin e këngës, pra fillon të këndojë… Dy këngët që bëjnë pjesë në rëpërtorin kryesor të tij “Më 28 Nëndor” dhe “Nëndëqind e dhjetë viti” të cilat njihen edhe si këngë historike, që janë mbështetur mbi tabanin polifonik popullor labo-himariot i takojnë pikërisht kësaj periudhe… Krahas punës së përditshme gjatë kësaj përudhe i kushtohet me pasion letërsis dhe arteve të gjinve të ndryshme, ku meson që ti bjere violinës dhe instrumentave të tjera, lexon libra, ndjek shfaqje teatrore, variante në gjinin e estradës si duket me qëllimin e përcaktuar për të krijuar kulturën e nevojshme që t’i duhej krijimtarisë së tij. Jep shfaqje brënda gjeografisë së Shqipërisë dhe ndërmerr udhëtime jashtë shtetit.
Parisi, vendi me kulturën më të ndriçuar
…Është e njohur inisiativa e tij e madhe për të bërënjë udhëtim në Pariz-vendi me kulturën më të ndriçuar… siç e quanin Parizin e asaj kohe me synime të ndryshme ku më kryesore ishtë të merrte pjesë në një festival folklorik ndërkombëtar të cilin arriti që ta realizonte duke kënduar këngën patriotike “Më 28 Nëndor”. Jeta në qytete të ndryshme të Francës si në Parisë dhe Sent Entien,ku ai vendosi që të qëndroj dhe të punojë përkosisht në punë të ndryshme që i ofroi kulturën dhe gjallërinë ë qyteteve metropolitan të Evropës, si dhe njohje, miqësi me shumë shqiptarë emigrant dhe qytetarë të tjerë evropianë, po ndërkohë, i solli edhe ftohtësinë njerzore që kishte filluar që t’u jepte njerzve ritmin e kohës moderne, dhe malli për atdheun në këto kushte nuk ishte vetëm ndjenja që e mbante kokën nga prapa andej nga kishte ardhur, por edhe forca që e frymëzonte, si çastet e lumtura, ashtu dhe ato të dëshpëruara t’ia kushtonte këngës, poezisë dhe kompozimit të saj. Rënia në kontakt me shumë shqiptarë të prirur për t’u marr me këtë art dhe me aftësit që kërkonte ai në këtë drejtim dhe,si përfundim përzegjedhja e emrave të tillë të cilët ishin të talentuar për të kënduar si Dhimitër Rambo, Llambi Turtulli, Kleo Gorga, Tefta Tashko dhe Tula Paleologu, të cilët për një kohë të shkurtër u bënë një grup i plotë që do të këndonin këngët e hershme labe himariote. Këta ishin pjestarët kryesor të grupit me të cilët ai këndoi këngët e bukura të Himarës në dhe të huaj, të cilat të regjistruara në pllaka granafoni me mërin “Pathe” erdhën dhe u perhapën me entuziazmin të paparë ndonjëherë, si një risi e re artistike në të gjithë teritorin shqiptar, Shqipërinë. Popullarizimi që krijuan meloditë e përkryera të këngëve,sidomos në krahinate ndryshmë të Shqipërisë Jugut,e ngritën këngën labe himariote dhe sidomos autorin kryesor të saj Neço Muk Himarjotin në një mit. Këngët bregdetare të gjinisë së veçant labo-himariot “Vajza e Valëve”, “Vajza e Malit”, ose siç është regjistruar në mendjen e njerzve “Hyri prilli shkriu bora”. “Moj Katina nina-nina”, “Dolli hëna dritë ergjënda”, “Shqipëria”, “Më 28 Nëndor”, etj., etj, këngë të kënduara prej këtij grupi shtuan me madhështinë magjike tingullore “nurin” e dasmave të shumta, që bëheshin nëpër dasama të ndryshme të gjithë Shqipërisë së Jugut,por ato ringjallën në shpirtin e lëkundur apo të përgjumur të shumë intelektualve shqiptarë, dashurinë për jetën dhe atdheun, besimin tek forcat e tyre për ta ringjallur këtë vend. Atëhere gramafoni ne vendin tonë njohu një përhapje të mirë dhe të veçantë në raport edhe më shumë me shtete të tjera të Ballkanit. Në mjaftë shtëpira të pasura dhe të varfëra, nëpër qytete dhe fshatra zëri i gramafonit shpërndau gëzime, hidhërime, dhe entuziazmin e këngëve jo vetëm tek ata njerëz ku vet jeta na qenkesh një këngë, por dhe ata njerëz të cilët ndjejnë meloditë e këtyre këngëve fytyrën e saj. Për përhapjen e gramafonisë në vendin tonë, një kontirbut të madh ka dhënë sidomos regjistrimii pllakave shqip, proçes që fillimisht, ishte kryer në ato vende të zhvilluara, ku ishin krijuar këto mundësi teknike, nga artistë shqiptarë,atdhedashës që fati i kishte çuar për të punuar atje si emigrant ekonomik. Në këtë drejtim, një meritë kryesore në rang kombëtar i takon këngëtarit himariot Neço Muko, i cili ka qënë padyshim i pari që e kuptoi rendësinë e pllakave shqip dhe për këtë qëllim nuk kurseu as përpjekjet, as sakrificat e tij individuale. Ai regjistroi i pari në Paris 12 pllakat e para në shqip me emrin Pafe, në këngët labe himariote të grupit të tij,të cilat menjëherë sa cikën tokën shqiptare u përhapën me shpejtësi. Regjistrimi i pllakave të tij, përveç bukurisë së këngëve të tij,patën gjithashtu epërsinë e padiskutueshme të cilësisë së tyre në raport me shumë regjistrime të tjera, që u bënë në kohën e tij dhe më vonë kohës së tij. Dhe superioritet e tij, duhet t’i kërkojmë në faktin se në veprën e Neço Muk Himarjotit mbretëron ideali artistik dhe estetik ndryshe nga shoqatat e tjera regjistruese të kësaj kohe, ku e para mbisundonte fryma e idealit tregtar.Jo më kot pllakën e parë që inçizoi vë “Hymnin e Flamurit” në anën tjetër këngën e thurur prej tij “Shqipëria”. Veprimtaria kryesore e tij, sidomos kënga e materializuar me anë pllakash gramafoni, kryesisht në vitet 1928-1934, luajti një rol pozitiv veçanërisht në Jug dhe gjithë Shqipërinë. (Në vitin 1972-1982 kam punuar në Hidroçentralin e Fierzës dhe gjatë koncertit që bënim në shtëpin e Kulturës të Hidroçentralit, një malësor shumë i emancipuar nga Tropoja, dashamirës me zëmër i këngës labe himariote, më ka dhënë një pllakë gramafoni me këngën “Hymni i Flamurit”). Këngët e rralla polifonike që ai krijoi vet, por sidomos ato që këndoi dhe vetë si pjesëtar i grupit mbetën krijime të tilla brilante,që do të entuziazmonin publikun në breza me radhë dhe do t’i sillnin faktorit tonë popullor këngë,që nuk ishin ndigjuar kurrë më parë në një mënyrë të tillë qoftë nga melodia, qoftë nga përmbajtja e asaj që këndohej. Kënga labe himariote në strukturën e saj muzikore ka vulën e vet origjinale dhe është e çliruar në të gjitha variantet e saj nga cektësia dhe sheshëtësia.Ajo është një këngë e majave të maleve me dëborë dhe detit të kaltër me valë. Por, po t’a trajtojmë sadopak në aspektin professional këngët e këtij autori dhe këngëtari,do të konstatojmë se ato nuk janë pa shoqe por kanë shoqe dhe motra. Ato janë simbol i polifonisë labe në variantin më të jashtëzakonshëm dhe me autentik që mund të mendohet.Ato shprehin spontanisht një gjëndje të caktuar kohore- madhështore krijimi të krijuesit popullor,që është një realitet –qënie historike,shoqërore dhe sociale. Këngëtari kur njeri ja merr,tjetëri ia këthen ,futen për bukuri në një hiso harmonike. “Vita, Dallandyshja, Nepërka, Gjirokastritja” janë personazhet e shumët ëngjëllor të poezisë dhe këngës së kënduar labo himarjote,të cilat janë emrat konkret.Por ka personazhe metaforik të fuqishëm si “Vajza e Valave”e cila personifikon jo thjesht një dashuri intime,një ndarje për së gjalli midis një çifti, por që nënkupton fatin e marrëdhënieve njerzore në dramën e emigrimit të popullisisë së varfër shiptare mbas Shpalljes së Pamvarësisë,ku për konçiencë është e gjallë-aktuale-vazhdon me intesitet si një lum malor të grryej shpirtrat,dashurit,këngët e Shqipërisë dhe shqiptarve me eksode-vazhdon si një poezi ligjore përmallimi e krijuar si 500 vjetë më parë, e krijuar në dhe të huaj, duke ngjitur e zbritur shkallët e Evropës-Botës për një “copë bukë”, sot-po sot(Amen)??! Disqet e dikurshme të inçizuara në kushte primitive, sot janë transformuar në kaseta dhe kalojnë dhe recitohen në veshëte dëgjuesve të brezave tanë sikur të ishin recitale, që të kujtojnë tingujt e simfonive të kompozitorve të mëdhenjë.
Letër drejtuar Znj. Tefta Tashko (Koços)!
Potieri solli një letër këngëtares së madhe,Tefta mori zarfin ,e këtheu në anën tjetër dhe lexoi:Dërgon Neço Muko,Himarë,Shqipëri.Ky emër ishte I panjohur për të.Kush do të ishtevallë?!Pyeti të ëmën dhe Alekon se mos e kishin ndigjuar ndonjëherë emrin Neço Muko,por dhe për ata ishte i panjohur.Hapi zarfin ,nxori prej andej letrën dhe filloi të lëxonte me zë:
”E nderura zonjushë!
Ndoshta do të habiteni kur të merrni këtë letër nga një njeri që nuk e njihni dhe nuk e keni parë kurrë.Çështja është për një problem shumë të rëndësishëm.Është fjala për disa inçizime që duam të bëjmë në Paris.Ne jemi një grup këngëtarësh popullorë.Në grup bëjmë pjesë Koço Çakalli,marrës I këngës polifonike,Pano Kokëveshi,hedhës i këngës,Andrea Bala,mbajtës dhe unë që qëndroj në vendin e këthyesit.Grupi ynë sapo është formuar.Që të gjithë pjestarët janë artdashës të mbëdhenj.Ne japim koncerte në të gjithë Bregëdetin si dhe në Sarandë e Delvinë.Programi ynë përmban këngë polifonike si dhe këngë, pjesë të vogla,disa prej të cilave janë shkruar prej meje.Unë, së bashku me shokët e mi,kemi ndër mend të bëjmë disa inçizime popullore dhe këngë të muzikës së lehtë.Do t’ju ishim mirënjohës nëse do të pranoni të merrni pjesë dhe ju në këto inçizime,që ne shpresojmë t’i bëjmë në Paris.Së bashku me ne do të jenë dhe dy këngëtarë të tjerë.Në fillim të muajit të ardhshëm shpresojmë të jemi në Paris.,ne do t’u njoftojmë menjëhërë.Me respekt!Neço Muka Marjoti dhe shokët.Himarë,1930.Tefta mbeti si e shtangur,pastaj një buzëqeshje e lehtë i kaloi në fytyrë.Sytë i shndritën nga gëzimi.Së ëms dhe Alekos,që kishte ndigjuar tek lexonte me zë,u tha se kjo ishte një gjë shumë e bukur dhe vlefshme,por dhe shumë interesante.Ajo u tha se atyre do tu përgjigjej menjëherë që pranonte të punonte me kënaqësi me ta.Në këtë mënyrëTefta u lidh që në vitin 1930 të këtij shekulli me Neço Mukën dhe grupin e tij.Në fillim të muait maj të vitit1930,grupi ndodhej në Paris.Neço Muko i njoftoi Teftës arritjen e tyre si dhe adresën ku ishin vendosur.Dy ditë më vonë, Tefta u gjend në Paris.Ajo shkoi në vendin e caktuar dhe takoi bashkatdhetarët esaj.I përqafoi me mall të papërmbajtur dhe u uroi mirëseardhjen.I pyeti për Shqipërinë,për Himarën,njerëzite shtëpisë së tij etj,.Në lidhje me këtë takim xha Pano tregon:”Që në Himarë ne kishim ndigjuar se në Francë studjonte për kanto Tefta Tashko e bija e Thanas Tashkos,prandaj i bëmë propozimin që të bashkohej me grupin tonë.Sa u gëzua Tefta kur na takoi!Ne e shikonim me simpati atë vajzë të re,të bukur,që ishte përgjegjur menjëhërë ftesës sonë,Tefta ndenji një javë me ne.U miqësuam shumë dhe tërë ditën e kalonim bashkë.Ishte shumë e begenishme.Tefta nuk përtonte të na shoqëronte nëpër qytet.Ajo ishte në vitin e fundit të studimeve të konservatorit të Monpeljesë,po së shpejti,siç na tha,do të vinte në Paris për të vazhduar studimet.Neço Muko kishte orkestruar disa këngë, të cilat Tefta i këndoi për bukuri.Tërë javën Tefta punoi me dashuri të madhe në mënyrë që inçizimet tona të dilnin sa më mirë.Më kujtohet sesi Tefta mbeti si e shtangur kur ndigjoi disa këngë polifonike që po këndonte grupi i ynë.Ajo na tha se do të dëshironte që të rrinte deri ne kohen kur grupi të mbaronte plotësisht punë,por i duhej të këthehej sa më shpejtë në Monpelje.Na përqafoi të gjithëve me radhë,duke uruar sukses dhe punë të mbarë.Tek ndaheshim ajo i tha Neço Mukos se do të dëshironte të bashkëpunonte dhe më vonë me grupin e tij,po për fat të keq,kur Tefta u këthye në atdhe,Neço Muko Himarjoti kishte një vit që kishte vdekur në një moshë shumë të re dhe,pak më vonë dhe pjestarët e tjerë të grupit.Pas përfundmit të inçizimeve të bëra me grupin e Neço Muk Himarjotit,Tefta u këhye në Monpelje,Ishte viti i funditi qëndrimit në këtë qytet.
Çka të përbashkët Neço Muka me Musorgsin?
Lebërit e Bregut të detit, të 7 fshatrat e Himarës kanë qënë gjithmonë të lirë.
aAsnjë pushtues, diktaturë s’e ka vënë në trysni shpirtin krijues. Fizikisht, atdhetarisht kanë qënë në troje të veta, kultura ka mbetur aty. Ajka e njerëzve të ditur e kanë shtuar kulturën por edhe duke marrë majën e majës nga kulturat e tjera. Në fshatrat e Bregut të Detit, ka emigrantë nga koha e thellësive të shekujve apo studentë që kanë mbaruar studimet në Rusi. Nuk është e rastësishme që balta artistike e kulturës sonë ruhet e gjallë në 7 fshatrat “Albanë” me origjinë nga Bregu i Detit, apo ekstrate si Kapodistra të ngjiteshin deri në rangun e ministrit të jashtëm të Carit. Nuk do të përcjellin ngjarjet por informimi do të shpjerë situatën tek respekti që kanë himarjotët për këtë kulturë, pa qënë ksenofob. E çuditshme por ndodh. Kompozitori rebel Musorgski me një kulturë profesionale që vlente sa për një akademi, por kurrë nuk u bë urë profesionale, nuk u bë kurrë akademik në Rusinë e viteve 1839-1881. Autodidakt arriti famën botërore duke u mbështetur në muzikën e popullit. Krijimtaria e tij anonte nga e mira, njerëzorja dhe u madhërua me operën e “Boriz Godunov”. “Kuadro nga Ekspozita e Kompozim për çdo piktor”. Pavarësisht nga mënyra e varfër që dikton koha e trazuar e tranzicionit, në një takim doli se krijimtaria e Musorgsit është e njohur në Bregun e Detit, jo vetëm si individ profesionist i veçantë por deri në Shkollën e Muzikës Vlorë. Jashtë ndikimeve për të fituar kapital politik, pjesë të krijimtarisë së tij interpretohen me mjeshtëri nga Altin Zhezha në violinë, Egli Prifti në piano dhe soprano Rovena edhe sot janë muzikantë të dëgjuar, kështu gjithmonë organizojnë përvjetorin e lindjes së Musorgsit. Kështu rrodhën realitetet artistike. Marrin pjesë në to çdo vit profesionistë të prozës, poezisë, pikturës, muzikës, studentë, nxënës, etj. Veç pjesë ruse, u interpretuan edhe ato shqiptare. Kjo është gërshetuar edhe me 100 vjetorin e lindjes së kompozitrit dhë këngëtarit të madh të këngës himarjote-labe, Neço Mukës.
Ç’ka bërë ai?
Atdhetari i madh, përpunuesi, muzikologu i mbi 100 këngëve himarjote, si perla, monumente të polifonisë cilësore labe dhe duhet nderuar. Nderi, detyra në radhë të parë i takon shtetit. A nuk e kërkon sot Himara këtë melhem shërues si plagë kombëtare? E para se Neço Muka në HImarë ka një varr në tokën që e deshi aq shumë, por në tufëzimin e të vdekurve të administratës pa shtet, s’ka varr. Duhej dhe duhet ngritur një memorial. E dyta, duhet bërë një simpozium me studiues vllonjat, Tirana, Instituti i Folklorit, të huaj ku tregohet shkencërisht vlera e artit polifonik si kockë e themelit të këngës labe. A nuk i shkroi në Shqipëri tekstet, këngët, dhe pastaj në Francë mori 5 himarjotët që i kënduan? A nuk i hodhi në pllaka gramafoni me shpenzimet e tij se në Shqipëri mungonte baza kulturore e tillë? Janë kujtime të gjalla në Himarë që bëjnë prezencën e lidhjes së Neço Mukës dhe Tefta Tashko Koços. Nga këto marrëdhënie ai u frymëzua dhe shkroi, kompozoi këngët: “Moj nepërka pika-pika”; “Korçare sa e bukur që je!”, “Këngën për Çerçiz Topullin”, duke iu dedikuar këngët Tefta Tashko Koços. Struktura e 100 këngëve të Neço Mukës të papërsëritura në kohë, hapësirë që janë kadencat e shpirit, gjaku i pastër i tingujve të labërisë është mirë të këndohen në një festival në Himarë. Është madhështore që këngët më të mira nga Shqipëria e Jugut, t’i derdhin zërat tek Kalaja e Ali Pashës, Qepariotit, në Limjon, Pilur! Sa kushton Kjo?! Një varr i mirë në Himarë kushton 10 milionë lekë sot. Manifestimi i një të krishteri të mirë të Kishës Autoqefale të Nolit, të ndjerit Neço Muka, artisët si Jani Kukuzeli, 2.5 milionë lekë. Ky shpirt i kulturës së Himarës labe e meriton si vizion për detin se me duart e punës mrekulloi shqiptarizmin e kulluar !!! Ështe gjuha e ëmbël shqipe në kulm tolerante, që shkruaj për dy artistë të mëdhenj.
Çfarë cilësie të përbashkët kishte Neço Muka himariotii me Musorgsin? Në vendin ku u lind njeri me kozakët, tjetri me Himarën. Të nderuar nga talenti autodidakt, që pa bërë shkolla të mëdha u bënë gjigand në punimin e fjalës dhe tingullit. Jetën e kishin të shkurtër, 40 vjeçare, por lavdinë të madhe. E gjetën frymëzimin tek humanizmi i madh për njeriun, jetën, shpirtin e lirë dhe papajtueshmërinë me diktaturat.
Të nderuar pushtetarë, përulemi përpara gjenie të këngës!
Ju veni e vini por artistët mbeten. Himara, 7 fshatra Bregut të Detit, perla të labërisë, janë vende turistike. Këngët e Neço Mukës apo zëri i tij duhen ngritur më lart se tribunat tuaja, se djemtë e Bregut të Detit, janë në këmbë si Batua. Himara si “Vajza e Valëve” i pret ata nga emigracioni që të kthehen e të mos t’i shikoni si siluetë. Anija kërkon farin e këngës, për t’u ankoruar në Brigjet shkëmbore. Mungon infrastruktura, por ka hedhur rrënjë guri dashuria për këngën. Peisazhi do të dukej më i madh sikur të kishte më shumë dritë: A mund të gjenden lule për këngët e kopështit shkëmbor në errësirë? Himara labe është më e bukur se Greqia, Maqedonia, Mali i Zi, pa pjesën shqiptare. Zbuloni potencën e këngës labe të Neço Mukës që flenë mbuluar në jorganin e Nënës Shqipëri. Këngët e Neço Mukës himariotit, janë për Labërinë si lumi. Lumenjtë derdhen në det. Kalaja e këngës labe të Neço Mukës është si deti i pasqyruar në shpirtin e tij të cingërisur dallgë-dallgë, e tretur nga veremi si Naim Frashëri. Për shumë vite këngët e tij u kënduan, këndohen dhe nga diktaturat por sot është e harruar. Në shumë vende bëhen takime me biznesmen të emigracionit, por djemtë e Bregut të dDetit mbeten të harruar në vendin e sirenave. Sot në demokraci duhet të shkrijnë akujt e Ballkanit ortodoks për këngët. T’i jepet të zotit të këngëve labe, Himara, që të investojnë për këngën labe të Neço Mukës. Yjet e kantos “Perlës virgjër”si Neço Muka duhet të këndojnë në skenat e tyre.