OSBE reagon për zgjatjen e afateve të vettingut: Frymë respekti mes partive politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas, SHBA-ve dhe ndërkombetareve, edhe delegacioni i OSBE në Tiranë ka përshëndetur votimin në Kuvend për zgjatjen i organeve të vettingut deri në vitin 2024. Me një postim në Twitter, OSBE shkruan se përfundimi i reformës në drejtësi është me rëndësi kyçe, teksa shton se prezenca e OSBE-së do të vijojë t’u ofrojë mbështetje të plotë institucioneve shqiptare.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret vendimin ndërpartiak të Kuvendit për të zgjatur mandatin e institucioneve të vettingut. Kjo votë njeh faktin që Kushtetuta u përket të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe ne përgëzojmë konvergjencën mes opozitës dhe mazhorancës. Përfundimi i reformës në drejtësi është i një rëndësie kyçe. Është po aq e rëndësishme që të gjitha forcat politike të vijojnë në rrugën e reformës me këtë frymë respekti të ndërsjellë për të mirën e interesit kombëtar. Prezenca e OSBE-së do të vijojë t’u ofrojë mbështetje të plotë institucioneve shqiptare, në bazë të mandatit të saj dhe të bashkëpunimit tonë afatgjatë. Po ashtu, përshëndesim ngritjen e komisioneve të posaçme për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Prezenca mbetet e gatshme të vijojë të ndihmojë institucionet e Shqipërisë për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it”, thuhet në postim.

Të fundit

Megaoperacioni Itali-SPAK, në kërkim vëllai i truprojës së Sali Berishës!

Redi Tusha, në kërkim dhe me masë "arrest në burg" me vendim të autoriteteve italiane, për llogari të operacionit...

“Ju tregoj pse fitoi Rama”, Arlind Qori flet më troç se kurrë

Kryetari i partisë Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania, ku komentoi zgjedhjet e mbajtura në 11 maj. Ai...

‘PD përçahet më 10 shtator, Gaz Bardhi po bën gati një grup të ri pa Berishën’

Deputetja Flutura Açka, ka lënë të kuptohet se Gazment Bardhi dhe një grup deputetësh mund të ndërmarrin një lëvizje të re politike në muajin...

Ylli i Arsenalit u kap me 600 mijë paundë drogë, pranon fajin para gjykatësit

Më 2 shtator të vitit të kaluar, një futbollist u arrestua. Bëhet fjalë për Jay Emmanuel-Thomas, të cilit iu gjetën lëndë narkotike me vlerë...

SHBA pranon një aeroplan të dhuruar nga Katari

SHBA-të kanë pranuar një aeroplan të destinuar për flotën e Air Force One nga Katari, një dhuratë që ka ngjallur kritika, përfshirë edhe nga...

Lajme të tjera

Web TV