Pamje brenda burgut të Fierit ku do kryejë dënimin Saimir Tahiri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vendosi që dënimin prej 3.4 vite burg, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ta kryejë në burgun e Fierit.

Burgu i Fierit është një burg i sigurisë së zakonshme me një kapacitet prej 600 të burgosurish dhe 180 të paraburgosurish.

Tahiri do të ketë të lejueshme vetëm 4 vizita në muaj gjatë orarit të lejuar për familjarë nga e hëna në të premte, ora 08:30-15:00.

Në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shkruhet se ky projekt ndërtimi kishte një vlerë prej 14,3 milionë € dhe vlerë mobilimi 1,7 milionë €. Burgu është vënë në shfrytëzim të plotë që prej muajit shkurt 2015. ky burg ka një seksion paraburgimi dhe një seksion burgu të sigurisë së zakonshme.

Aty zhvillohen aktivitete social-kulturore të shumëllojshme, aktivitete sportive në mjedise të posaçme të konceptuara për këtë qëllim, si dhe ushtrohen aktivitete fetare sipas llojit të besimit. Të paraburgosurve dhe dënuarve u afrohet shërbim shëndetësor dhe stomatologjik, asistencë juridike, asistencë psikologjike dhe sociale, kurse të formimit profesional etj.

            

Të fundit

Spanja në alarm të kuq, gjysma e vendit përfshihet nga moti i keq

Një stuhi ka goditur Spanjën, duke sjellë mot të keq në pjesën veriperëndimore të vendit. Dhjetë rajone ndodhen aktualisht...

Demokracia në SHBA nën presion

Tre muaj kanë kaluar nga rikthimi i presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Tre muaj në të cilët SHBA jo vetëm po...

Pashkët/ Berisha viziton Kishën Ortodokse në Kavajë: Kam dy dëshira për të ardhmen

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një vizitë në Kishën Ortodokse të Kavajës, ku uroi besimtarët për festën e Pashkës. I pritur nga...

Punëtori humbi jetën pas rënies nga lartësia në aeroport, arrestohet administratori

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në kantierin e ndërtimit të aeroportit në Vlorë, ku një punëtor humbi jetën pas rrëzimit nga lartësia. Viktima,...

Pse po rritet shkalla e rasteve me autizëm? Çfarë e shkakton dhe si diagnostikohet

Qeveria e Shteteve të Bashkuara i bëri të ditura të dhëna e reja këtë javë për autizmin, të cilat tregojnë se shkalla e diagnostikimeve...

Lajme të tjera

Web TV