1.3 mln paund kanabis, arrestohen tre shqiptarët në një “shtëpi bari” në Angli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë Britanike pasi janë kapur në një “shtëpi bari”.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë Renald Dema, 21 vjeç, Ali Hoxha, 29 vjeç dhe Juljan Jaku, 29 vjeç.

Kanë qenë qentë nuhatës ta që kanë arritur të lokalizojnë shtëpinë e barit në Leicester. Mediat britanike bëjnë me dije se në banesë është gjetur kanabis që arrin në vlerën e 1.3 milion paund.

“Qentë kanë shkuar në mënyrë të përsëritur në murin e njësisë ngjitur ku më vonë u gjet kanabisi. Kur oficerët ndoqën njësinë, ata gjetën bimë kanabisi të madhësive të ndryshme me një vlerë prej 1.3 milion £” thuhet në njoftimin e policisë.

Shqiptarët kur panë që policia kishte mbërritur në banesën e tyre tentuan të fshiheshin duke u future në një dollap, por që shumë shpejt u gjetën nga autoritetet britanike.

Mësohet se Dema 21 vjeç, pa adresë fikse, u burgos për dy vjet e tre muaj, Hoxha, 29 vjeç, pa adresë fikse, u dënua me dy vjet e nëntë muaj, ndërsa Jaku, 24 vjeç, gjithashtu pa adresë fikse, u dënua me dy vjet e gjysmë burg.

Të fundit

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën...

Me tren në Kiev/ Liderët europianë dhe Trump njëzëri: Të ndalet lufta!

Liderët europianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një armëpushim 30-ditor pa kushte, duke filluar nga dita e hënë. Keir Starmer i Britanisë...

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor gati të shpërthejë

Një nga vullkanet më aktivë nënujorë në botë, Axial Seamount, i vendosur rreth 400 kilometra larg bregut të Oregonit dhe 1.4 kilometra nën sipërfaqen...

Korrupsion aktiv në zgjedhje/ SPAK dhe policia e Kukësit shpallin në kërkim 2 persona

Policia në Kukës ka shpallur në kërkim 2 persona, pasi akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Një ditë para zgjedhjeve të 11 majt, nuk mungojnë denoncimet nga partitë politike. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast të...

Lajme të tjera

Web TV