Arrestohet polici në Tiranë, shtyu të miturin t’i vjedhë sendet një gruaje dhe i fshehu në makinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një efektiv policie Rei Proko 25-vjeç është arrestuar nga uniformat blu pas kallëzimit të një gruaje i cila kishte raportuar vjedhjen e një sendi personal në rrugën Brigada VIII në Tiranë.

Sipas policisë nga hetimet ka rezultuar se autor i vjedhjes ka rezultuar të jetë një shtetas i mitur me iniciale E.K. i cili ishte shtyrë nga efektivi i policisë.

Më pas ky i fundit ia kishte marrë të miturit sendin e vjedhur i cili u gjet në makinën e efektivit tip Opel Corsa.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi në flagrancë më datë 13.02.2022, punonjësin e policisë në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, shtetasin R. P., 25 vjeç, me gradën Inspektor në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme me emërtesë “Trupë Shërbimi”.

Arrestimi i tij u krye bazuar në kallëzimin e shtetases G. M., të cilës më datë 12.02.2022 i është vjedhur një send personal në rrugën “Brigada e VIII”, Tiranë.

Pas veprimeve hetimore nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6 është gjetur dhe sekuestruar sendi i vjedhur në mjetin Opel Corsa, në pronësi të punonjësit të policisë R. P., ndërsa autor i vjedhjes ka rezultuar të jetë shtetasi i mitur E. K. (proceduar). Nga hetimet ka rezultuar implikimi i punonjësit të policisë në drejtim të shtytjes së të miturit në krimin e vjedhjes dhe bashkëpunimin e tij.

Në këto kushte, punonjësi i policisë R. P. u arrestua në flagrancë për veprat penale të “Vjedhjes” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134 dhe 25, “Shtytja e të miturve në krim” dhe “Përgjegjësia e bashkëpunëtorëve”, parashikuar nga nenet 129 dhe 27 të Kodit Penal.

Materialet hetimore do dërgohen pranë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme.

Të fundit

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

Tavolina në studion e “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të shtune ishte e mbushur plot e përplot...

Zbardhet plagosja e 5 personave në Laç, konflikti nisi disa ditë më parë…

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet mbi përplasjen me armë zjarri në Laç, ku mbetën të plagosur pesë të rinj. Sipas hetimeve paraprake dhe...

Pak ditë para diplomimit, masakrohet për vdekje me thikë studentja britanike në SHBA

Një studente britanike e infermierisë që studionte në SHBA është gjetur e masakruar për vdekje me thikë në një apartament në Hjuston të Teksasit,...

I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes së 22-vjeçarit Stiven Toshkëzi

Në 22-vjetorin e munguar të Stivit... Dhimbja që s’e përshkruajnë dot fjalët Nga Entela Kaloti “ Stivi nuk është larguar, është këtu. Nuk ka ikur asnjë...

Datat më të rëndësishme të muajit MAJ, cilat shenja të zodiakut përfitojnë më shumë?

Maj 2025 vjen si një moment kyç astrologjik, ku forcat kozmike bashkohen për të sjellë transformim dhe rigjallërim. Pranvera është në kulmin e saj,...

Lajme të tjera

Web TV