Përleshen shpërndarësit e ushqimeve, greku sulmon shqiptarin me thikë për një porosi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptar dhe një grek, të dy punonjës në një restorant në Athinë janë përleshur me njëri-tjetrin. Ngjarja ka tërhequr vëmendjen, ku mediat greke raportojnë se protagonistët janë greku 43 vjeç dhe kolegu i tij shqiptar, 33 vjeç.

Ata punojnë të dy si shpërndarës ushqimesh dhe sherri për një porosi agravoi në përleshje fizike. 43-vjeçari grek sulmoi me thikë shqiptarin, madje duke e ndjekur atë edhe jashtë lokalit. Skena ka tronditur klientët, por edhe kalimtarët në rrugë.

Policia bën të ditur se sherri nisi brenda lidhur me shpërndarjen e një porosie, ku autori fillimisht ka goditur me lugë viktimën. Gjatë përleshjes dhe daljes nga lokali, autori ka përdorur një thikë shtëpiake, të cilën e ka marrë nga një tavolinë dhe e ka kthyer në drejtim të viktimës, duke tentuar shumë herë ta godasë në bark dhe në qafë.

Në dëshminë e tij dhënë përpara hetuesve, shpërndarësi 33-vjeçar shqiptar ka deklaruar si më poshtë: “Kam katër vite që punoj si shpërndarës në këtë lokal. Sot dhe rreth orës 14:00 teksa po flisja me autorin për një porosi, u grindëm, pasi nuk ishim dakord se kush do ta bënte shpërndarjen. Teksa po grindeshim, ai më hodhi një lugë dhe më shkaktoi plagë në buzën e sipërme. Pastaj unë ia ktheva me grusht. Menjëherë pasi e shoh duke mbajtur një thikë në dorë dhe ai fillon të përpiqet të më godasë në bark. E ndalova sepse e kapa për dore. Ai u përpoq të më godiste shumë herë. Ka tentuar më shumë se 20 herë. Edhe kur u ndamë, ai donte të më sulmonte me thikë. Në një moment të tjerët u shmangën nga ne u trembën dhe u larguan dhe ai më sulmoi përsëri dhe tentoi të më godiste në qafë dhe në bark. E pengova sërish dhe më pas më goditi në shpinë. Thika që ai mbante ishte e mprehtë. Pastaj na ndanë sërish derisa erdhi policia. Gjithçka zgjati më shumë se një çerek ore,” i tha ai policisë.

Lexo edhe :  Analiza e REL: Pse Serbia po zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

Nga ana tjetër, greku e ka përshkruar shqiptarin me sjellje negative dhe se nuk kishte qëllim ta vriste. Sakaq, 33-vjeçari është dërguar në spital për të marrë mjekim.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV