Të pathënat e deputetes shqiptare: Kur linda fëmijën, doktori më pyeti ‘a e di kush është babai’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, me origjinë boshnjake, shpeshherë komentohet për jetën private dhe format trupore. Në një intervistë për mediat e Kosovës, ajo ka rrëfyer të pathënat e saj. Balje tregoi se kur ka lindur fëmijën e parë, mjekët e pyetën nëse e dinte se kush ishte babai i bebit.

Duda, e cila është nënë e tre fëmijëve rrëfeu se djalin e madh, Berinin, e solli në jetë kur ishte vetëm 17 vjeçe. Ajo tha se doktori e kishte pyetur nëse dihet babai i fëmijës së saj, pasi kishte parë moshën e saj shumë të re.

“Në spital, kam qenë unë dhe një vajzë rome edhe doktori kur ka hyrë në dhomë edhe ka shikuar nga unë duke thënë: ‘A e din ti kush është babai i fëmijës’, a ne si familje tipike nga Kosova, kanë qenë poshtë vjehrra, vjehrri, nëna, tezja – të gjithë kanë pritur para spitalit dhe unë i kam thënë doktorit: ‘Shiko jashtë ku është familja e bebes”, ka treguar Balje.

Deputetja gjithashtu theksoi se është mirëpritur jashtëzakonisht mirë në familjen prizrenase të bashkëshortit dhe se vjehrrit e saj kanë qenë një mbështetje e madhe për të.

Të fundit

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj ditën e sotme

Dashi Tani është koha për të eksploruar idetë dhe dëshirat tuaja krijuese. Sigurohuni që jeni në një pozicion që ju...

Ndeshje e jashtëzakonshme, Real Madrid përmbys Cityn në minutën e fundit të sfidë

Champions League dhuron emocione të forta në duelet e para të fazës Play Off. Akti i parë i finales së parakohshme mes Manchester Cityt...

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk dorëzohen kurrë. Dashi është një shenjë...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Lajme të tjera

Web TV