Zhvillohet ceremonia zyrtare e Shqipërisë me përfaqësitë e 193 vendeve anëtare të OKB/ Rama: Ngjarje historike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U zhvillua ceremonia zyrtare e Shqipërisë me përfaqësitë e 193 vendeve anëtare të OKB. Në pritjen zyrtare ka përfaqësues nga senati, kongresi amerikan për mandatin 2- vjeçar si anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit.

Në këtë takim, u cekën tema si marrëdhënia me SHBA-të, bashkpunimi me OKB si dhe rëndësia e të qënit pjesë e Këshillit të Sigurimit. U diskutua gjithashtu për pikat kyçe, lufta kundër dhunës ekstreme, ndryshimet klimatike etj.

Në fjalën e mbajtur nga Kryeministri Rama, Ministrja e Jashtme, Xhaçka dhe Presidenti i Këshillit të Sigurimit, iu dha vëmëndje ndryshimeve të Shqipërisë gjatë partneritetit me SHBA-të si dhe sfidat që priten të zgjidhen në mënyrën më të drejtë të mundshme.

Kryeministri Edi Rama, e nisi fjalën duke rikthyer në vëmendje historinë e Shqipërisë. Ai theksoi se sfida e përbashkët është të zhvillohet çdo gjë në mënyrën e drejtë. Të drejtat e njeriut mbeten princip.

‘Pjesëmarrja e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, ngjarje historike, që na jep mundësin të kontribojmë për një vend dhe botë më të mirë. Për ne të drejtat e njeriut mbeten princip.  Sfida jonë është të bëjmë gjithçka në mënyrë të drejtë. Shqipëria ka mirpritur Kosovar dhe Afganët, ne mirëpresim çdokënd, nuk ka rëndësi se kush je dhe nga vjen. Kemi mësuar në kohë të vështira se dialogu është paqja. E ardhmja në këtë botë është të jetojmë pa kushte. Faleminderit që tregoni dashuri në ditën e Shqipërisë.’, tha Rama

Shqipëria nga 1 janari 2022 u ul si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Më 11 qershor 2021 Shqipëria u zgjodh anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023 duke shënuar një ditë historike.

Lexo edhe :  Uniforma dhe këpucë për Policinë e Shtetit, hapet tenderi 27 milionë euro

Shqipëria ishte vendi i vetëm nga ata që ishin në garë që nuk kishte qenë asnjëherë anëtare e Këshillit të Sigurimit. Shqipëria bën pjesë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara që nga dhjetori i vitit 1955, me përfaqësues në Asamblenë e Përgjithshme. Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 66 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë.

Shqipëria u paraqit si kandidaturë konsensuale e Grupit të Vendeve të Evropës Lindore. Veprimtaria e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara ka prioritet paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

 

Të fundit

Biden akuza ndaj administratës Trump/ Në më pak se 100 ditë ka bërë kaq shumë dëme

Në fjalimin e tij të parë që nga largimi nga detyra, ish-presidenti Joe Biden ka kritikuar politikat e administratës Trump, duke...

Ukraina ndahet në 3 pjesë, zbulohet plani i Donald Trump për t’i dhënë fund luftës

Nisja e negociatave mes SHBA ndaj Rusisë kishte mashtruar botën për mundësinë reale të arritjes së shpejtë të një armëpushimi në Ukrainë. Ashtu siç pritej, objektivat...

‘Pensioni minimal, 200 euro’/ Rama: Mos e hani karamelen e marrjes së rrogës në dorë

Kryesocialisti Edi Rama, në një takim me fermerët në Cërrik, tha se problematikë mbeten pensionet e fshatit për shkak se nuk kanë dhënë kontribute. Ai...

Krijohet harta e parë 3D e trurit të një gjitari

Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në fushën e neuroshkencës, duke krijuar hartën e parë tredimensionale dhe tejet precize të...

Rama në Cërrik: Paketën e Maleve synojmë ta shtrimë edhe për tokat e punuara

Kryeministri Edi Rama u ndal këtë të mërkurë në zonën e Cërrikut ku u takua me fermerët. Ndër të tjera, ai u shpreh se...

Lajme të tjera

Web TV