Covid-19/ Bie numri i infektimeve në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në raportin javor mbi pandeminë, agjencia shëndetësore e OKB-së tha se gjatë javës së kaluar janë regjistruar 16 milionë raste dhe rreth 75,000 viktima. Numri më i madh i rasteve të reja me Covid është regjistruar në Rusi. Gjithashtu janë dyfishuar rastet në Europën Lindore, kryesisht për shkak të variantit Omicron.

Gjithashtu sipas Organizatës Botërorë të Shëndetësisë, numri i rasteve ra me 19% globalisht, por niveli i vdekshmërisë mbetet i qëndrueshëm. Numri i vdekjeve u rrit me 38% në Lindjen e Mesme.

Drejtori i OBSH-së në Afrikë, Dr Matshidiso Moeti, tha javën e kaluar se kishte “dritë në fund të tunelit” për kontinentin dhe se edhe përkundër niveleve të ulëta të vaksinimit, Afrika po dilte nga faza akute e pandemisë.

Komentet e tij janë në kontrast të plotë me paralajmërimet e drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili ka thënë vazhdimisht se pandemia nuk ka mbaruar.

Të fundit

Fiati, themelimi i një perandorie automobilistike italiane

11 korrik 1899 Më 11 korrik 1899, në qytetin industrial të Torinos, u themelua zyrtarisht kompania FIAT (Fabbrica Italiana Automobili...

Kroçiera gjigande ‘Nautica’ zbarkon në Durrës, sjell në Shqipëri 676 turistë

Anija turistike “Nautica”, pjesë e flotës së mirënjohur Oceania Cruises, është ankoruar sot në kalatën nr. 5 të Portit të Durrësit, në ndalesën e...

Rregullorja/ Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension

Hyn në fuqi rregullorja që i hap rrugë njohjes së periudhave të punës në ish-ndërmarrjet shtetërore përpara vitit 1993, për efekt përfitimi të pensionit. Sipas...

Flakët “shkrumbojnë” ullinjtë dhe vreshtat në Belsh! Rrezikohen dhe banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me ullinj dhe vreshtari në Fierzë të Belshit. Mësohet se flakët kanë përfshirë rreth 8...

Kryeministri Rama kryeson në “Instagram”, hedh nga ‘froni’ çdo personazh VIP…

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj....

Lajme të tjera

Web TV