Zgjedhjet e 6 Marsit/ Berisha tur në Shkodër, PD: “Non grata” vjen vërdallë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha prej dy ditësh është “zhvendosur” në Shkodër ku po zhvillon takime intensive në mbështetje të kandidatit të tij Bardh Spahia. Nga ana tjetër, PD zyrtare e cilësoi turin e Berishës si nismë për të mbrojtur interesat tërësisht personale.

 Dje, Sali Berisha është rikthyer në Shkodër për disa takime elektorale dhe fillimisht u ndal me fermerët e Anës së Malit. Lideri historik i demokratëve, u kërkoi të mbështesin kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia, për zgjedhjet vendore të 6 marsit. Po ashtu, Berisha përsëriti akuzat ndaj kryedemokratit Basha, i cili sipas tij ka vendosur logon e PD-së në shërbim të interesave të tij dhe të Edi Ramës. Për deklaratat e Berishës reagoi edhe PD-ja zyrtare, duke thënë se është thjesht “mashtrimi i radhës” nga ana e tij. “Non grata vjen vërdallë nëpër Shqipëri, duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij. Non grata nuk mund të pranojë njeri tjetër, prandaj kudo është ai, si kandidat, si kryetar, si udhëheqës, sa edhe Enver Hoxha do ia kishte zili. Edhe emrat e pseudokandidatëve i prezanton me foton e tij. Sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet. Siç bëri kur si një frikacak tha se do votonte kundër e kur erdhi koha e votës iku si burracak. Demokratët e dinë se ai ka hallin e tij, ashtu se si edhe me 8 janar, qëllimi i tij është shkatërrimi i Partisë Demokratike. Sot, çdo shqiptar e ka të qartë: nëse mbështet Berishën e Metën, mban Ramën”, thuhet në reagimin e PD-së. Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi qeverinë e Edi Ramës, gjatë një takimi në Shkodër, teksa tha se “ne duam që në këto votime t’i japim një mesazh shprese gjithë popullsisë, që me këtë qeveri do t’i lajmë duart, do ta largojmë”. Gjatë fjalës së tij, Berisha sulmoi dhe kryedemokratin Lulzim Basha, duke u shprehur se ai nuk është lider, ndaj dhe nuk mund të fitojë. Më tej, ai u ndal dhe dosja e “Toyota Auris”, ku paralajmëroi Bashën se shumë shpejt do të jetë në pozita krejt tjera. “Përveç kësaj, ky është i vetmi politikan me dy hetime ndërkombëtare. Nëse ti, zyrtar, ngrihesh dhe dekonspiron një operacion të policisë belge, gjermane, italiane e shqiptare, ligjet e të gjitha këtyre vendeve të kapin, për bashkëpunëtor. Edi Rama ja mbylli dosjen për dekonspirim, që i hapi prokuroria, por belgët nuk ja mbyllën. Belgët erdhën për së dyti, dhe e patë sa i thartur doli, e vërteta është se herën e tretë ai do jetë në pozita krejt tjera, siç do ta merrni vesh shumë shpejt”, tha Berisha. Më tej, ish-kryeministri sulmoi dhe kandidatin e Bashës në Durrës, teksa tha se “Marrim portin e Durrësit. Kush është kandidati i Bravës në Durrës? Është njeriu që ka monopolin e shërbimeve të porteve nga Saranda deri në Shëngjin, nga Edi Rama. Ju garantoj se ose i ka dhënë një valixhe me euro, ose pastaj është shitur krejtësisht tek ai, se ndryshe s’do të ndodhte kurrë, sepse monopoli është i paligjshëm dhe qeveria nuk mund ta japë”, tha Berisha.

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV