Themeluesi i BionTECH: Ne do të jetojmë me virusin për 10 vite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Duhet të mësohemi me faktin se duhet të jetojmë me virusin për 10 vjetët e ardhshëm”, tha Ugur Sahin, kompania e të cilit zhvilloi vaksinën e parë mRNA kundër Pfizer.

Sipas tij, njerëzit tashmë janë më të përgatitur ndaj përhapjes së mutacioneve të reja, tha CEO dhe bashkëthemeluesi i BioNTech-ut, ndërsa kompania gjermane po punon për të zhvilluar një vaksinë kundër Omicronit.

“Gjithmonë do të ketë mutacione të reja, por ne duhet të jemi më të përgatitur, shtoi ai.

Brenda një viti e gjysmë do të zhvillohet një vaksinë, e cila do të merret për gripin dhe koronavirusin, sipas drejtorit ekzekutiv të kompanisë farmaceutike Moderna, Stefan Bancel. Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi se pas gjashtë muajsh do të jetë gati vaksina e e Covid-19, e cila do të mbrojë edhe kundër Omicron.

Në një deklaratë, ai theksoi se kjo vaksinë pritet të jetë gati brenda gushtit 2023 dhe çmimi do të jetë i barabartë me vaksinën ekzistuese të gripit.

“Pan-vaksina”, siç e quajti ai, do të ndihmojë edhe në trajtimin e sëmundjeve të tjera të rrugëve të frymëmarrjes, duke përbërë një përparim revolucionar në vaksinimin e popullatës. Megjithatë, këtë vit, vaksina e përditësuar kundër mutacionit Omicron do të jetë e disponueshme në gusht.

Ndërkohë që rritja e rasteve për shkak të përhapjes së variantit më ngjitës të virusit Omicron duket se po bie në Evropë, Sahin tha se kjo nuk do të jetë vala e fundit.

Variantet e reja ishin dhe do te jenë të pashmangshme “sepse virusi do të ndryshojë më tej”, tha ai, duke çuar ndoshta në shpërthime të reja. Por njerëzit “kanë hyrë në një fazë ku shoqëritë kanë një vetëdije më të mirë se si të përballen me virusin,” tha Sahin. “Ne gjithmonë po mësojmë më shumë dhe po përgatitemi më mirë”, tha kreu i BioNTech.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV