Akuzat e Berishës për Portin e Durrësit, përgjigjet ashpër Basha: Sharlatan që ecën në politikë me gënjeshtra!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ashpër ishte Lulzim Basha ndaj Sali Berishës për akuzat që ky i fundit i ka bërë për përvetësim bashkë me Ramën të 800 mijë metër katror tokë në Portin e Durrësit. Nga Durrësi ku ishte në një takim me tregtarët, i shoqëruar nga kandidati i PD-së për këtë bashki më 6 mars, Luan Hoti, Basha tha se ka sharlatanë që ecin në politikë vetëm përmes gënjeshtrave.

Basha thotë se akuzat e Berishës janë një gënjeshtër e pastër dhe sipas tij PD ka fuqimisht për transparencë në projektin e Portit të Durrësit, të cilin e konsideron një aferë.

“Thonë se do investojnë 3 miliardë, ne duam të shohim 6 apo 8 të investohen, nuk jemi kundra investimeve. PD është pro zhvillimit. Kjo punë s’bëhet duke sjellë një sheik.”-tha Basha.

2 ditë më parë në Durrës ishte ish-kryeministri Sali Berisha. Ai akuzoi kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha se po grabisin 800 mijë metër katrorë tokë në Port. Sipas Berishës, kjo po realizohet nëpërmjet një skemë të mirëfilltë mafioze, duke gjetur një kompani në Emiratet e Bashkuara dhe pas ‘zhdukjes’ së emirit, 100% e aksioneve iu shitën “kompanisë ofshorë të Rama-Basha”. Sipas Berishës, kjo po bëhet vetëm, për të fshehur paratë e drogës.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV