Ushtaraku Emanuel Bazanji i përgjigjet ministrit Lavrov: Rusia, kërkon eliminimin tim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sergery Lavrov ministër i punëve të jashtme të Rusisë, po tenton të përfshijë Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnjën, në konfliktin me Ukrainën.

Në një intervistë për televizionin Russia Today,  Lavrov deklaroi se “kemi informacione që sugjerojnë se mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja po rekrutohen për tu  dërguar në zonën e Donbass”.

Shkak për këtë deklaratë të Lavrov është intervista në Top Channel e dy javëve më parë nga ish ushtaraku shqiptar Emanuel Bazanji i cili prej dy vitesh jeton në Ukrainë.

Ai është larguar nga ushtria shqiptare dhe vendimi i tij për t’ju bashkuar ushtrisë ukrainase është tërësisht privat dhe individual. Sakaq, pas kësaj interviste në Top Channel prokuroria e Elbasanit ka nisur një procedim penal ndaj Emanuel Bazanjit, bazuar në ligjin e vitit 2014 për pjesëmarrësit, në veprime luftarake në një shtet të huaj.

Sipas Kodit Penal të Shqipërisë, Emaniuel Bazanji nëse do të shpallet fajtor për këtë vepër penale rrezikon 10 deri 15 vite burg. Ky zhvillim që me sa duket nuk ka mbërritur ende në Moskë hedh poshtë pretendimin e Sergey Lavrov, se edhe nga Shqipëria janë duke u rekrutuar mercenarë për t’i çuar në Ukrainë.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu,  e pyeti Emanuel Bazanjin për këtë deklaratë të ministrit Lavrov. Ai bëri këtë koment:

“ Nuk më bën aspak përshtypje kjo deklaratë. Ka një muaj që televizionet ruse publikojnë foton time duke përdorur epitete të ndryshme. Unë nuk jam mercenar siç pretendon Rusia. Kam ardhur në Ukrainë përpara dy vitesh dhe jam pranuar në ushtrinë e Ukrainës përmes të gjithë procedurës, që atëherë dhe jo ditët e fundit” tha Bazanji.

Lexo edhe :  Turqia i shpall "luftë" obezitetit, nisin kontrollet me peshore në mes të rrugës

Ndërsa për hetimin e iniciuar nga prokuroria e Elbasanit, Emanueli dha për Top Channel këtë koment.

Duhet të kuptoni se unë jam subjekt eleminimi nga Rusia. Këtë çështje e kam biseduar me komandantët e mi këtu. Uroj që me veprimet e saja ndaj meje drejtësia shqiptare mos të duket nesër si pro-ruse. Jam përkrah ushtrisë së Ukrainës jo si njeri ilegal por përmes të gjithë dokumentacionit të duhur. Këtë çështje ia kam lënë ta zgjidhë qeveria e këtushme me atë shqiptare” deklaroi Emanuel Bazanji.

Sikurse shumë ushtarakë nga 27 vende të Botës, shqiptari Emanuel Bazanji është pjesë e Legjionit Gjeorgjian ku po qëndrojnë të gjithë të huajt të cilët i janë bashkuar ushtrisë së Ukrainës./ Top Channel

Të fundit

Produktet e stinës mbushin tregjet, por nuk ulen çmimet

Edhe pse prodhimet vendase të stinës kanë mbushur tregjet, kjo nuk është reflektuar në ulje të çmimeve. Produktet e shportës...

“Putinit nuk i intereson paqja”, ministri i jashtëm gjerman ngre alarmin

Sulmet e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës kërkojnë sanksione shtesë nga Perëndimi, tha ministri i jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul. “Putini nuk është i interesuar...

Papa Leoni XIV, Eric Cantona dhe Albert Camus janë kushërinj

Një faqe interneti ka gjetur në pemën gjenealogjike një lidhje (të largët) midis Papa Leonit XIV dhe ish-futbollistit problematik Eric Cantona. Por midis të...

Vlorë, mjeti lundrues pësoi defekt, policia u vjen në ndihmë dy turistëve

Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare i kanë ardhur në ndihmë dy turistëve të huaj që lundronin me një veliere, e cila kishte...

Gjakovë, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare për amanetin e Komandat Tigrit

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur sot në Gërgoc të Gjakovës, ku kanë marrë pjesë në një ceremoni të veçantë në nder...

Lajme të tjera

Web TV