Tensione pas finales së Big Brother Vip! Romeo rrethohet nga sigurimi, pas i kalon vëllai i Borës (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Romeo Veshaj, binjaku i Donaldit që nuk arriti dot të merrte çmimin e madh në Big Brother VIP është parë i tensionuar në prapaskenat e shfaqjes, një natë më parë. Një video e publikuar nga Prive, tregon Romeon të tensionuar. Ai shihet i rrethuar nga pjesëtarë të sigurimit të Top Channel pasi siç duket ka dashur të ndërhyjë.

Shumë persona ndërhyjnë për ta qetësuar. Pas tij kalon edhe vëllai i Bora Zemanit, Lisieni, i cili duket i pashqetësuar me atë që po ndodh dhe i fokusuar tek puna e tij, pasi është pjesë e stafit të Top Media. Grupi i sigurimit të Top Channel shihen teksa bëjnë me shenjë të ndalet filmimi nga ana tjetër e publikut, pasi vërejnë telefonat që xhironin Romeon e tensionuar, skena që nuk donin të dilnin në media.

Edhe vetë Donald Veshaj nuk ka marrë pjesë në “after party” në shtëpinë e “Big Brother VIP” por është larguar bashkë me të vëllanë, Romeon e këngëtaren Beatrix Ramosaj me të cilën krijoi lidhje brenda shtëpisë së BBV. Çmimin e madh e mori balerini Ilir Shaqiri.

Të fundit

Sfidë edhe në rrjetet sociale, Interi i kundërpërgjigjet Bayernit me ironi

Sfidë edhe në rrjetet sociale, Interi i kundërpërgjigjet Bayernit me ironi Klubi italian, Inter iu kundërpërgjigj Bayern Mynihut me një...

Zbardhet djegia e makinës së 30-vjeçares në Tiranë, shpallen në kërkim 3 shtetas

Tre shtetas janë shpallur në kërkim në Tiranë, pasi dyshohen si autorë të djegies së një automjeti të një shtetaseje 30-vjeçare gjatë ditës së...

Greqia shpall zyrtarisht kufijtë e rinj detarë, miraton planin për Zonat Ekonomike

Athina ka zyrtarizuar Planin Hapësinor Detar, duke bërë publike për herë të parë një hartë të detajuar të pretendimeve të saj në hapësirat detare,...

Eksportet vijojnë rimëkëmbjen/ Eksportet e mallrave arritën 35 miliardë lekë

Tregtia e mallrave shqiptare ka vijuar të ketë rimëkëmbje për të tretin muaj radhazi. Të dhënat e Instat konfirmojnë se në mars eksportet e...

Stuhitë godasin veriperëndimin e Italisë, moti i keq krijon kaos në disa zona (VIDEO)

Rajoni veriperëndimor italian i Piemonte është sot në alarm të kuq, pasi një valë moti ekstrem vazhdon të godasë Italinë, veçanërisht pjesën veriore të...

Lajme të tjera

Web TV