Balla priti një delegacion të Emirateve të Bashkuara Arabe: Mirënjohje për ndihmën e dhënë familjeve të prekura nga tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka pritur sot një delegacion të Emirateve të Bashkuara Arabe të kryesuar nga Dr. Muhamed Kamil Muini, President i Institutit Ndërkombëtar për Diplomaci Kulturore.

Përmes një postimin në rrjetin social Facebook Balla vlerëson mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe për ndihmën e dhënë familjeve të prekura nga tërmeti si dhe bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve.

Gjithashtu gjatë takimit Balla vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB.

Postimi i plotë:

“Kënaqësi të mirëprisja në Kuvendin e Shqipërisë një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe të kryesuar nga Dr. Muhamek Kamil Muini, President i Institutit Ndërkombëtar për Diplomaci Kulturore.

Shqipëria i është mirënjohëse Emirateve të Bashkuara për ndërtimin e 2000 apartamenteve tepër cilësore për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, dhuratë nga Sheikh Mohamed bin Zayed bin Sultan al Nahyan, Princi i Kurorës së Abu Dhabit dhe Zëvendës Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të EBA për popullin shqiptar dhe qytetin e Durrësit.

Gjatë takimit vlerësova bashkëpunimin e shkëlqyer midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB. Do të intensifikojmë kontaktet në kuadër të diplomacisë parlamentare”.

Të fundit

“Plumbi i Artë”/ Hoxha: Vrasjen e Kilos e urdhëroi Alibej, kishte lidhje me gruan e tij

Po mbahet sot seanca për operacionin “Plumbi i artë” në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë...

BE fuqizon 3 partnerët kryesorë të SPAK/ Strategjia e re kundër korrupsionit dhe krimit

Çdo ditë dëgjojmë se kriminelët janë një hap përpara. Kjo mund të ndryshojë vetëm nëse u japim agjencive tona të zbatimit të ligjit mjetet...

VIDEO/ “Eja drejt fitores” – PD publikon sloganin e çeljes së fushatës së 11 majit

Partia Demokratike ka bërë gati sloganin për çelejn e fushatës elektorale të 11 majit, për zgjedhjet parlamentare ku do të dalin deputetët e rinj...

Bill Gates shokon me deklaratën/ Brenda 10 vitesh AI do zëvendësojë mjekët dhe mësuesit

Bill Gates parashikoi se përparimet në inteligjencën artificiale do të zvogëlojnë ndjeshëm rolin e njerëzimit në shumë detyra tradicionale si mjekësia dhe arsimi –...

“Një dashuri e marrë që do përfundojë në martesë”/ Rama: Sot në dyert e BE-së…

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë me kryediplomaten e BE, Kaja Kallas, e cila ndodhet në Tiranë. Kreu i qeverisë theksoi edhe njëherë ambicien...

Lajme të tjera

Web TV