Iliri refuzon ftesën e Donaldit: Preferoj ta mbush shpirtin me art, do të hap një…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Veshaj nuk arriti të merrte fitoren e “Big Brother VIP”. Çmimin e madh prej 100 mijë eurosh e mori Ilir Shaqiri ndërsa Donaldi si finalist mori 10 mijë euro. Pas daljes nga shtëpia e famshme, aktori i humorit sfidoi Ilirin t’i bashkohej nismës së tij për të ndërtuar katër shtëpi, dy në Shqipëri dhe dy në Kosovë.

Iliri ka reaguar pas disa ditësh duke thënë se nuk planifikon t’i bashkohet në këtë iniciativë, por ka në plan të ndërtojë një akademi në Tiranë, që ofron bursa falas. Këtë koment, balerini i famshëm e ka bërë gjatë një interviste që ka dhënë për emisionin “Shqipëria Live”.

“Secili në këtë jetë merr nismat e veta, unë ia uroj Donaldit gjitha të mirat, dhe mbi të gjitha që të ia dalë në jetë sepse unë kam besim se Donaldi dikur do të jetë dikush. Unë e kam konsideruar çun me talent dhe kreativ. Sa i përket nismave unë mendoj se secili e bën në mënyrën e vet, ka kush ngreh tulla, ka kush u jep njerëzve të hanë.

Iliri preferon të mbush shpirtin me art, qëllimi im është të hap një akademi në Tiranë, ku 100 talente të kenë mundësinë për pesë vite të studiojnë falas me mësuesit më të mirë që janë në Itali. Dua t’i sjell këtu. Ky është një projekt i gjatë ndërkohë që po përgatitet një surprizë për ata që kanë më shumë nevojë”, ka thënë Iliri.

Të fundit

Përfundon numërimi i kutisë së burgut të Drenovës, si votuan të dënuarit

Është mbyllur numërimi i kutisë së burgut të Drenovës për zgjedhjet e 11 majit. Nga numërimi rezulton se 101 të...

Ose ‘berishizmi’ largohet përfundimisht nga PD, ose 2029 na sjell Monarkinë

Shqipëria nuk duhet të presë ditën e vdekjes së kryetarit të Partisë Demokratike, që të mobilizohet për të ndërtuar një opozitë dinjitoze. Shqipëria nuk...

PS merr kryesimin dhe me votën e Diasporës! Ja si renditen partitë e tjera

Në Parkun Olimpik vijon numërimi i votave të diasporës, teksa aktualisht nga 194.889 zarfe të mbërritur, janë numëruar 4261 zarfe. Sipas rezultateve nga KQZ, PS...

OSBE/ODIHR: Cilat janë problematikat më të rëndësishme të 11 majit

Misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR paraqiti sot konkluzionet paraprake mbi zgjedhjet vendore të 11 majit në një konferencë për mediat në Tiranë. Shefi i...

Justin Bieber flet për gjendjen e tij: Bëj gjëra për të lënduar të tjerët

Justin Bieber ka pranuar së fundmi në rrjetet e tij sociale se ka bërë “gjëra që kanë lënduar të tjerët”. “Vazhdoj të bëj dhe...

Lajme të tjera

Web TV