Rama-Tabakut: Mos shtrembëro fjalët e mia, BE ka shprehur shqetësim për menaxhimin e mbetjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama tha se BE nuk është shprehur kundër impiantit të përpunimit të mbetjeve, por ka shprehur shqetësimin për menaxhimin e tyre, ku flet për nivel të ulët riciklimi dhe mbrojtjen mjedisit, por jo kundër impianteve.

Pjesë nga debati:

Tabaku: A është e vërtetë që BE është shprehur kundër aferës së inceneratorëve?

Rama: Fjalën aferë e përmendët ju, jo unë. Ju është bërë si shenjë pikësimi dhe e fusni në fund të fjalisë. përshtypjet tuaja janë pa interes për mua zonja Tabaku, kur flas mos më ndërprisni. Publiku na shikon dhe dëgjon, le të vendos vetë. Unë thash është individuale se kush rri me kë, por nuk iu shmanga asnjë pyetje për vendim qeverie. Jo BE nuk është kundër inceneratorëve.

Tabaku: BE ka ngritur shqetësim për menaxhimin e mbetjeve

Rama: Këtu ishit e saktë, në pyetjen e parë thatë se BE është shprehur kundër, tani thatë atë qqë ka thënë BE. Është e vërtetë që ka shprehur shqetësim , pasi nuk është zgjedhja më e preferuar. Çfarë është zgjedhja më e preferuar? BE flet për nivelin e ulët të riciklimit, ne nuk kemi ndërtuar inceneratorë, ne kemi ndërtuar impiante të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë që incenerojnë mbetjet, por që nuk është kjo parësorja. inceneratorët janë impiante të viteve 70-80 që e digjni komplet produktin dhe nuk prodhonin energji, sa për shpjegim teknik, është e vërtetë që nuk është zgjedhje preferuar e BE pasi ai sot riciklon masivisht dhe ndan burim, edhe në vendet me standardet më të larta mjedisore, impiantet e prodhimit të energjisë përmes mbetjeve janë aty dhe ndërtohen ende.

Tabaku: Dhe ju ishit të qartë se këtu nuk ndodh asnjë incenerim

Lexo edhe :  Berisha në protestë: Ju garantoj se Rama s’do qëndrojë kurrë në atë karrige!

Rama: Unë nuk thash këtë, hiqni dorë nga citimi i shtrembërimit të fjalëve të mia.

Të fundit

Gjermania nuk tërhiqet nga Kosova, zgjat mandatin e trupave të saj në KFOR

Qeveria gjermane ka vendosur të zgjasë mandatin e disa misioneve të Bundeswehr-it jashtë vendit, duke përfshirë pjesëmarrjen e saj...

Izraeli vret 93 persona në Gaza, të shtëna drejt diplomatëve në Bregun Perëndimor

Të paktën 93 persona janë vrarë në sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës që nga agimi i së mërkurës. Kjo është bërë...

Eurostat: Shqipëria e treta nga fundi për numrin e makinave në raport me popullsinë!

Ndonëse numri i mjeteve po shtohet dhe popullsia është reduktuar, sërish Shqipëria mbetet një ndër vendet me numrin më të ulët të automjeteve në...

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Kretën, rrëshqitje toke dhe dëme në ndërtesa

Një tërmet me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter, u regjistrua në orën 6.19 të mëngjesit të sotëm me orën lokale, në zonën detare në...

“Liri për Palestinën”/ Vriten në Uashington, dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite

Dy punonjës të ambasadës izraelite u qëlluan për vdekje jashtë Muzeut Hebraik në Uashington. Konfirmimi vjen nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së, Kristi...

Lajme të tjera

Web TV