Sfida e mbrëmjes në Champions, Ronaldo gjen “prenë” e preferuar! Ajaxi sfidon Benficën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Simeone kundër Rangnick, Suarez kundër Cristiano Ronaldo. Atletico Madrid dhe Manchester United garojnë në ndeshjen e parë të 1/16 të Ligës së Kampionëve në atë që, historia dhe stema, premton të jetë një nga ndeshjet më magjepsëse dhe më të balancuara të këtij raundi.

Atletico Madrid u kualifikua duke djersitur shumë në një grup të përbërë nga Liverpool, Porto dhe Milan. Të rinjtë e Simeones e siguruan kualifikimin vetëm në ndeshjen e fundit, falë një fitoreje 3-1 ndaj skuadrës portugeze. Kalimi i Manchester United ishte më i lehtë, me një grup që përfshinte Villarrealin, Atalantën dhe Young Boys.

Do të jetë një ndeshje e veçantë për Cristiano Ronaldon, i cili e ka “viktimën” e preferuar të karrierës Atletico Madridin. Portugezi ka shënuar 25 gola ndaj “Colchoneros” në të gjitha garat, kryesisht me fanellën e Real Madridit. Ndeshja e tij e fundit ndaj këtij kundërshtari u zhvillua në Ligën e Kampionëve 2019-2020, kur CR7 luajti për Juventusin.

Simeone humbet Koke, i cili nuk do të jetë pjesë e ndeshjes. Vendin e tij do ta zërë Kondogbia. Ende pa Griezmann, “Cholo” do të fokusohet në dyshen sulmuese të formuar nga João Felix dhe Suarez, me Correan gati për të marrë përsipër fatin e ndeshjes.

Pak dyshime edhe te Manchester United, pikë referimi sulmuese e të cilit do të jetë Cristiano Ronaldo. Pas tij Bruno Fernandes dhe Sancho, së bashku me njërin mes Lingard dhe Rashford. Wan-Bissaka më shumë se Dalot në rolin e mbrojtësit të djathtë.

Ja formacionet e mundshme:
ATLETICO MADRID (4-4-2): Oblak; Vrsaljko, Gimenez, Savic, Reinildo Mandava; M.Llorente, Herrera, Kondogbia, Carrasco; João Felix, L. Suárez.
MANCHESTER UNITED (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Maguire, Shaw; McTominay, Pogba; Lingard, Bruno Fernandes, Sancho; Cristiano Ronaldo.

Lexo edhe :  Tentuan ta mbajnë mister, zbulohet lojtari që dështoi në testet fizike te Real Madrid

Gjithashtu, mbrëmjen e sotme do të kemi përballë edhe Benfican me Ajaxin e Amsterdamit.

Skuadra e Ten Hag po shkëlqen sërish në Champions League dhe dhuron futboll të bukur ashtu siç bënte edhe në vitin 2019, ku doli në gjysëmfinale.

Anthony dhe Haller po shkëlqejnë në repartin e sulmit ndaj sot sytë e mbrojtësve të Benficës do të jene nga ata.

 

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV