Arbër Hajdari flet për lidhjen e dashurisë me vajzën e biznesmenit, zbulon si u njohën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opinionisti i “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari nuk ka nguruar asnjëherë të flasë për lidhjen e tij të dashurisë.

Së fundmi, ai ka treguar si është njohur me vajzën e biznesmenit të njohur nga Kosova, Vlera Devollin. I ftuar në “Goca dhe Gra”, Arbëri ka zbuluar se janë bashkë prej katër vitesh dhe disa muaj të fejuar.

“Vlera është e fejuara ime prej disa muajsh. Kemi afërsisht 4 vjet që kemi lidhje. Ajo është shqiptare e Kosovës dhe gjatë gjithë kësaj kohe, akoma nuk kemi lëvizur bashkë. Jemi njohur në Prishtinë rastësisht sepse kishte shprehur dëshirën për të suportuar Fundjavën, nuk kishte shumë informacion. As unë nuk e dija se kush ishte. Ajo donte ta njihja për atë që është dhe jo për familjen e saj. Kam raport të veçantë se më kanë trajtuar si djalin e vet dhe jo si dhëndrin e shtëpisë. Këtë periudhë ka ardhur ajo shumë shpesh”, u shpreh ai.

Më tej, Hajdari tha se kanë rënë dakort që të jetojnë në Tiranë, pasi kjo është më e mira për të dy.

“Kemi pasur diskutime dhe kemi rënë dakord që Tirana është më e mirë për mua, për Vlerën dhe familjet tona. Vlera është një vajzë shumë e fortë dhe këtë e përcjell dhe përmes sjelljes së saj. Është një vajzë shumë e fortë dhe shumë punëtore. Ka një problem si unë që është e drejtpërdrejtë. Edhe nëse nuk është në interesat e saj, atë që ka për të thënë e thotë”, deklaroi Arbëri.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV