“Çmendet” Lukashenko: Do vendosim sisteme raketore që të kontrollojmë situatën deri në Berlin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko thotë se pret të diskutojë me homologun e tij rus Vladimir Putin në ditët në vijim për vendosjen e mundshme të sistemeve mbrojtëse “Iskander” dhe S-400 në Bjellorusi.

“[Të enjten ose të premten] ne do të flasim me Presidentin e Rusisë se si të forcohemi këtu në drejtimin perëndimor,” i tha Lukashenko agjencisë shtetërore të lajmeve Belta të enjten.

“Sot u konsultuam me ushtrinë dhe shohim se do të ishte e dëshirueshme që të vendoseshin Iskanders [sistemet raketore] atje dhe të vendoseshin një ose dy batalione me S-400 diku, në mënyrë që të mund të monitorojmë situatën deri në Berlin.” tha Lukashenko.

“Tani pengesa më e fuqishme do të ishte pajisjet: Iskanderët dhe S-400 Triumphs. Mund t’ia dalim pa to, por do të ishte mirë”, shtoi Lukashenko.

Bjellorusia dhe Rusia kanë lidhje të ngushta ushtarake dhe trupat ruse janë vendosur së fundi në Bjellorusi për stërvitje të gjera ushtarake. Të enjten, CNN dëshmoi — përmes një videoje të drejtpërdrejtë –trupat në majë të një kolone automjetesh ushtarake që hynin në Ukrainë nga një vendkalim kufitar me Bjellorusinë.

Të fundit

Grenell reagon për Thaçin: E turpshme që po mbahet ende në burg

Ish i dërguari i SHBA-ve për Kosovën, Richard Grenell, ka theksuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se “është...

OBSH: Kequshqyerja në Gazë po prek “nivele alarmante”

Niveli i kequshqyerjes në Rripin e Gazës ka arritur në “nivele alarmante”, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), dhe që “bllokada e qëllimshme”...

Realizohet ndërhyrja e avancuar neurokirurgjikale në Spitalin Memorial të Fierit

Një ndërhyrje e avancuar neurokirurgjikale që i ktheu shpresën për jetë një pacienti 75-vjeçar, pas një goditjeje të rëndë në tru është realizuar për...

Magazina e veprave penale duhet zbrazur

Ylli Manjani Qasja e disave, përfshi edhe mediat, për t'u marrë me nene konkrete të projekt-kodit është interesante për të bërë lajm.  Mirëpo rreziku është...

Jetonte vetëm dhe në kushte të vështira, emri i 52-vjeçares që humbi jetën në Pogradec

Një 52-vjeçare ka humbur jëtën në orët e para të mëngjesit pasi u asfiksua nga zjarri që përfshiu banesën e saj. Viktima është identifikuar...

Lajme të tjera

Web TV