Pushtimi i Ukrainës, shqiptarja rrëfen rrugën e arratisjes nga lufta: Jam me djalin dhe burrin, dëgjuam shpërthimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tij. Kjo situatë ka sjellë largime të mëdha të qytetarëve nga zonat e konfliktit por edhe nga qytetet e mëdha si Kievi. Lufta po prek edhe shqiptarët që jetojnë në Ukrainë. Një prej tyre është Nelli Syupyur.

Ashtu siç pak ditë më parë rrëfeu për Abcnews.al, Nelli ka nisur të largohet nga shtëpia e saj. Me anë të disa video Nelli na tregon të gjithë rrugëtimin e saj nga banesa për në kufi me Moldavinë. Nelli e cila është një koreografe në Ukrainë jetonte në periferi të Odessas ndërsa tashmë thotë se dëshiron të kalojë në Rumani.

“Lufta filloi nga ana e Bjellorusisë. Ka pasur edhe në Kiev. Jam në autobus tani. Taksi nuk merr njeri, nuk përgjigjen. I marrim në telefon dhe nuk përgjigjen. Nuk shkojmë dot me taksi. Po shohim ku është hapur rruga që të shkojmë.” shprehet Nelli.

Artistja shqiptare rrëfen se udhëtimin për tu larguar nga vendi e ka nisur bashkë me djalin e saj të vogël dhe bashkëshorti. Nelli tregoi disa ditë më parë se planifikonte të vinte në muajin Mars në Shqipëri, por situata e luftës i ka prishur planet. Nelli ka bërë apel shqiptarëve që jetojnë në Rumani që ta ftojnë për të ndihmuar në raste nevoje.

“Jam me djalin po shkojmë në rajonin e Odessas. Duhet të vinim në stacion dhe po marrim autobusin për në afërsi të kufirit me Moldavinë dhe Rumaninë. Ishte më afër ky kufiri. Se Rusia është në anën e veriut dhe në po shkojmë në anën tjetër. Edhe raketat fluturuan dhe i dëgjova nga mëngjesi. Në 4-5 orë. Dy herë shpërthime. Më pas një të tretë. I thash burrit ngrihu të ikim. Ne ndahemi me djalin, unë, djali dhe burri u ndamë nga familja dhe po nisemi në kufi. Na shkruani kush mund të na presë në Rumani ose Moldavi. Mund të shkojë edhe në Gjermani për të qëndruar. Por fillimisht mund të vij në Rumani dhe deri në kufi.” tha Nelli.

Lexo edhe :  Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa vetë jeta

Interesante sipas Nellit është situata në Odessa, pasi askush nuk flet për gjendjen e luftës.

“Interesante. Jam në autobus dhe asnjë nuk flet për situatën. Por vetëm unë dhe burri. Kanë frikë dhe nuk flasin për situatën që ka luftë. Në disa anë filloi lufta. Ata thonë mos shkoni në Kiev apo në Odessa pra në qytetet të mëdha. Në Odessa janë mbushur rrugët me makina.”

Pas një rrugëtimi disa orësh Nelli mbërrin pranë kufirit me Moldavinë për të kaluar më pas në Rumani.

“Kemi bërë gati valixhet dhe jemi në Odessa pranë stacionit. Kemi parë 3 ose 4 tanke. Është rruga që të nis në qytetin e Odessas. Burri ka vëllanë e tij këtu bashkë me familjen dhe do e presim të shkojmë në kufi me Moldavinë dhe më pas në Rumani. Po shkojmë drejt Europës. Le të shikojmë. Jam rreth 100 km larg kufirit.” rrëfen shqiptarja. /abcnews.al/

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV