“Ndaluni ose do të izoloheni tërësisht! Nuk më dëgjuat për vite me radhë për Putinin. Më dëgjoni tani!”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Dakord, pasi paralajmërimet e mia janë injoruar për vite të tëra dhe pasi kam dëgjuar gjithë ditën sot fjalët “Garry, kishe të drejtë”, po përsëris ato që kam thënë në vitin 2014. Ndaj, mjaft më thatë që kam të drejtë dhe dëgjoni ato që do ju them!

Rekomandimet e mia: Mbështeteni Ukrainën ushtarakisht menjëherë, me çdogjë përveç se me ushtarë në terren. Armë, informacione, kibernetikë.

Falimentoni makinerinë ushtarake të Putinit. Ngrini dhe sekuestroni financat ruse dhe ato të Putinit dhe bandës së tij.

Dëbojeni Rusinë nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, PACE, Interpol etj. Tërhiqni të gjithë ambasadorët nga Rusia. Nuk ka kuptim të flitet. Mesazhi i ri i unifikuar duhet të jetë: “ndaluni ose do të izoloheni tërësisht”.

Ndalni të gjithë elementët e makinerisë së propagandës së Putinit. Fikini, shuajini, dërgojini në shtëpi. Mos e lejoni diktatorin të përhapë gënjeshtra dhe urrejtje.

Ekspozojini dhe veproni kundër lakejve të Putinit në botën e lirë. Nëse Shrëderi dhe të ngjashmit e tij vazhdojnë të punojnë për Putinin, ngrini akuza. Pyesni pronarët dhe reklamuesit e rrjeteve që bëjnë propagandë për Putinin, si Carlson, përse e lejojnë të ndodhë kjo.

Zëvendësoni naftën dhe gazin rus. Bëjini trysni OPEC, rrisni prodhimin, rihapni Keystone. Nuk e shpëtoni dot planetin, nëse nuk shpëtoni njerëzit që jetojnë mbi të.

Pranoni se do ketë kosto dhe sakrifica. Pritëm shumë gjatë, çmimiështë i lartë, por ai vetëm do të rritet. Eshtë koha për të luftuar. / bota.al

Të fundit

Parashqevi Simaku feston 59-vjetorin e lindjes, mesazh prekës për të birin

Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku feston sot 59-vjetorin e lindjes. Ka qenë vetë ajo që ka bërë të ditur lajmin,...

Këlliçi i bindur: Non grata për Berishën do të hiqet, kam 4 vite që e them

Demokrati Belind Këlliçi u shpreh se shumë shpejt Shtetet e Bashkuara do të heqin non gratën për Sali Berishën. Sipas Këlliçi, tashmë edhe në SHBA...

‘Nuk vij mo!’, Kryemadhi batuta pas daljes nga SPAK: Më thanë kush të duron ty…

Monika Kryemadhi, e cila u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje, tha në fund të bisedës me gazetarët se nuk do të shkojë...

“Kush na ka maIIkuar?” Ish-banori i ‘BBV’ pëson aksident (Video)

Mevlan Shaba, i cili është dhe një ndër figurat më të komentuara në median “rozë” si në Shqipëri, po ashtu dhe në Kosovë, është...

Masakra e terroristëve në Beslanit të Rusisë, akti tragjik me 385 të vrarë

1–3 Shtator 2004 Më 1 shtator 2004, në ditën e parë të shkollës në qytetin e vogël Beslan, në Osetinë e Veriut, Rusi, ndodhi...

Lajme të tjera

Web TV