Pas ndarjes Donald Veshaj bën dedikimin për Beatrix Ramosajn: Mendoj se të dua!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mediat rozë flitet shumë rreth ndarjes së Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshajt menjëherë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. E kur të gjithë presim një reagim nga aktori ai duket se nuk ka ndërmend të prononcohet për këtë temë. Megjithatë, fansat janë të mendimit se një këngë që ai ka publikuar së fundmi në Instastory është mesazh për Beatrix.

Donaldi ka ndarë me ndjekësit e tij një video ku fokuson atletet teksa ndodhet në makinë. Mirëpo vëmendje nuk kanë marrë atltetet e tij por kënga që luhet në sfond.

Bëhet fjalë për këngën “Know You” nga Simi dhe Ladipo dhe në tekst thuhet:

“Dëshiroj vërtet të kaloj një fundjavë (baby)/ Për të të treguar këtë gjë që po ndiej (ohh po)/ Por vërtet nuk të njoh aq mire/ Ne mund të shkojmë atje nëse ti dëshiron të më kesh, nuk e di (oh jo)/ Pse mendoj se te dua. Kur nuk të njoh aq mirë”.

 

 

Vlen të theksohet se Donaldi e ndjek ende Beatrix në Instagram ndonëse ajo e ka hequr. Nuk dihet sa mundësi ka që ata të rikthehen bashkë, por së fundmi Monika Luboja që ka qenë e afërt me të dy tha se mund të ketë një dritë jeshile.

Ajo jo vetëm ka hequr Donaldin dhe Romeo nga ky rrjet social por po ashtu fshiu edhe videon e që postoi rreth surprizës që i bëri Donaldit në finale në “Big Brother VIP”.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV