Propozimi i Rusisë për dialog, reagon Ukraina: Po e marrim në konsideratë, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia është e gatshme të dërgojë një delegacion në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë, për bisedime me Ukrainën , njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA-Novosti. Së fundmi, Ukraina ka thënë se është duke konsideruar këtë propozim të bërë.

“Siç e dini, sot Presidenti i Ukrainës [Volodymyr] Zelensky njoftoi gatishmërinë e tij për të diskutuar statusin neutral të Ukrainës,” tha Peskov, sipas RIA. “Fillimisht, presidenti rus Vladimir Putin tha se qëllimi i operacionit ishte të ndihmonte LPR dhe DPR [Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk, shtete separatiste në Ukrainën lindore të njohura kohët e fundit nga Rusia si të pavarura], duke përfshirë çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës. Dhe kjo, në fakt, është një komponent integral i statusit neutral.”

Këshilltari presidencial ukrainas Oleksiy Arestovych i tha CNN të premten se qeveria ukrainase “po shqyrton propozimin” për të zhvilluar bisedime me delegacionin rus në Minsk.
Në një video-mesazh të veçantë të lëshuar menjëherë pas mesditës të së premtes, Zelensky bëri thirrje për bisedime të drejtpërdrejta me Putinin.

Kjo masë vjen pasi Ukraina ndodhet nën presion të konsiderueshëm, pasi forcat ruse duket se po i afrohen Kievit. Ata kanë hyrë në distriktin Obolon në veri të qytetit, vetëm disa milje nga qendra e tij, sipas ministrisë ukrainase të mbrojtjes.
Zelensky nuk ka propozuar drejtpërdrejt statusin neutral, por ka sinjalizuar një gatishmëri për ta diskutuar atë, duke insistuar që vendit të tij t’i jepen garanci sigurie.

 

 

Në një video-mesazh të enjten, Zelensky tha: “Sot dëgjuam nga Moska se çfarë duan të bisedojnë. Ata duan të flasin për statusin neutral të Ukrainës. Unë i pyeta të gjithë partnerët e shtetit nëse janë me ne. Ata janë me ne, por ata nuk janë gati të na marrin në aleancë me ta”.

Lexo edhe :  Izraeli përgjon telefonatat e palestinezëve me ndihmën e Microsoft

“Ne nuk kemi frikë të flasim me Rusinë, nuk kemi frikë të flasim për gjithçka, për garancitë e sigurisë për vendin tonë. Nuk kemi frikë të flasim për statusin neutral”, shtoi Zelensky.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV