Greqia mbështet Ukrainën/ Nis ndihma ushtarake, kallashnikovë, fishekë dhe pajisje mjekësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia i ka ardhur në ndihmë Ukrainës në ditën e katërt të luftës, duke dërguar ndihma ushtarake dhe materiale shëndetësore.

Lajmi është bërë më dije nga kryeministri grek, Kyqiakos Mitsotakis, i cili urdhëroi Ministrinë e Mbrojtjes të nisë me urgjencë në drejtim të Polonisë dy avionë c-130 me materiale mbrojtëse për ushtrinë ukrainase.

Materialet pritet të mbërrijnë në Poloni gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës, dhe prej andej do t’i dorëzohen në një kalim të sigurtë kufitar palës ukrainase.

Mësohet se mes materialeve që do të dërgohen janë armë automatike Ak47 (kallashnikovë) dhe një sasi e madhe fishekësh, si dhe pajisje ndërlidhje, kundra tanke dhe granatahedhës.

Materialet ushtarake janë pjesë e sasive të armëve që dërgoheshin për luftëtarët e ISIS, të sekuestruara prej rojes bregdetare greke në aksionet e përbashkëta me palën amerikane gjatë luftës së Libisë dhe janë prodhim ukrainas.

Veç armëve, në Ukrainë do të dërgohen edhe pajisje mjekësore dhe barna si dhe ndihmë logjistike. Në vazhdim avionët do të bëjnë evakuimin e një pjese të stafit diplomatik grek që ndodhej në Kiev si dhe të qytetarëve greke që aktualisht kanë mundur të kalojnë kufirin dhe tani ndodhen në Poloni.

Më herët kryeministri grek pati një bisedë telefonike me presidentin ukrainas dhe kërkoi ndalim e menjëhershëm të sulmit rus kundër Ukrainës. Mitsotakis dënoi ashpër edhe vrasjen gjatë bombardimeve ruse të së shtunës, të 10 qytetarëve ukrainas me orgjinë greke në provincën e Mariupolit.

E trembur se zhvillimet në Ukrainë dhe aneksimi i territoreve të këtij vendi prej Rusisë mund të krijojnë një zinxhir reagimesh e të rindezin konflikte dhjetëra vjeçarë në rajonin e Ballkanit, Athina është një prej vendeve me qëndrimin më të ashpër ndaj Rusisë, madje Greqia ka kërkuar të merren masa tepër të ashpra kundër Rusisë si prej Bashkimit Europian, ashtu edhe nga NATO.

Të fundit

Shqiptarët “të çmendur” pas makinave të luksit, mësoni sa prej tyre qarkullojnë në rrugë

Nga Ferrari te Rolls-Royce, bashkë me Lamborghini-t e Maserati-t ku nuk mungojnë as Bentlly-t e Cadillac-ët, shqiptarët, ata të...

Rama: Trefishim të kapaciteteve laboratorike në ISHP sipas standardeve të BE-së

Korpusi i laboratorëve të referencës pranë Institutit të Shëndetit Publik është një hapësirë moderne prej 2900 m², e cila po ndërtohet me buxhetin e...

Çfarë kanë në tru njerëzit e pushtetshëm?

Vuajtja nga çrregullime psikike mund t’i bëjë liderët më të përshtatshëm për të qeverisur. Fjalë e psikiatrit Nassir Ghaemi, i cili “ul në divan”...

Gjykata Kushtetuese rrëzon PD për mandatin e deputetit të PS, Vullnet Sinaj

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e PD, e cila kërkoi papajtueshmërinë e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, të cilin e akuzon se përmes bizneseve...

Zbulohet kostoja e operacionit të Kris Jenner, i cili e “rinoi” 30 vjet!

Edhe pse procedura e saktë që e “rinoi” Kris Jenner me 30 vjet ende nuk është zbuluar, People raportoi se ndërhyrja është bërë nga...

Lajme të tjera

Web TV