Rusi-Shqipëri mund të luhet në Serbi, ja çfarë thotë Vuçiç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sanksionet e marra së fundmi për Rusinë si pasojë e luftës me Ukrainën, kanë futur në telashe edhe futbollin. UEFA ka vendosur që deri në një njoftim të dytë të mos lejojë klubet ruse si dhe kombëtaren që të zhvillojë ndeshje shtëpi.

E në një kohë kur të gjitha shtetet i kanë mbyllur dyert e tyre për Rusinë, është shteti serb ai që ka hapur dyert e stadiumeve për rusët: “Në Serbi ne kemi qenë gjithmonë mikpritës të mirë.

Nëse do të mundemi do të ndihmojmë në zgjidhjen e disa problemeve, duke pritur ndeshjen e Spartakut të Moskës, për ne nuk ka asnjë problem. Ofrojmë kushte të mira dhe do të garantojmë sigurinë e zyrtartarëve dhe skuadrës mike. Keni fjalën time për këtë gjë”, – u shpreh Vuçiç.

Një hipotezë e frikshme kjo, që do të sillte zhvillimin e sfidës e Ligës së Kombeve, mes Rusisë dhe Shqipërisë në Beograd. Kuqezinjtë kanë shkelur vetëm një herë në Serbi për të luajtur ndeshje futbolli dhe ajo mbrëmje rezultoi një makth i vërtetë, ku tifozët u futën në fushë dhe futbollistët shqiptarë u dhunuan, duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes. Shqipëria e fitoi atë duel në tavolinë.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV