Një situatë aspak e zakontë ka ndodhur sot në Konferencës e OKB-së për Çarmatimin në Gjenevë, si një përgjigje e fortë kundërshtuese për atë çka po bën Rusia në Ukrainë, shkruan CNN.
Përfaqësuesit nga Evropa dhe aleatët e tjerë u larguan nga salla teksa nisi të fliste përmes një video-lidhje në distancë ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov. Një video e postuar nga delegacioni francez tregonte dhjetëra zyrtarë që largoheshin nga dhoma, teksa fliste Lavrov.
Gjatë fjalimit të tij në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Lavrov tha se nuk mori pjesë personalisht për shkak të atyre që ai i quajti masa “të egëra” nga Bashkimi Evropian në zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.
Walk out from the EU and its partners during the statement from Minister #Lavrov at the #ConferenceOnDisarmament this morning to show our support to Ukraine #StandWithUkraine pic.twitter.com/q6Tq8bdd1D
— France-Désarmement ???? (@FR_Desarmement) March 1, 2022